Keshilla

Si të qëndroni në formë gjatë dimrit

Gjatë sezonit të dimrit është koha kur shumë njerëz shtojnë kilogramë më shumë se zakonisht, kjo për shkak se të gjitha festat janë në sezonin e dimrit, ndërsa një arsye tjetër është se periudha e ftohtë e dimrit nuk na fton shumq për të bërë një vrap në park apo stërvitje në palestra.

 Prandaj dimri ndoshta nuk të motivon të stërviteni në natyrë apo palestër, por ju duhet të tregoni kujdes me ushqimin dhe të lëvizni sa më shumë.

Ja disa truket që duhet të ndiqni gjatë sezonit që po vjen për të qëndruar në formë edhe pa palestër.

1-Kërceni

Ndoshta dimri nuk të motivon të çoheni në 5 të mëngjesit për tu stërvitur, por niseni ditën edhe më mirë. Vendosni muzikë dhe ndërsa bëheni gati për punë kërceni, tunduni, lëvizni etj. Kjo jo vetëm do ju ngre humorin, por edhe do të mbajë në lëvizje muskujt.

2-Stërvituni me një mik

Nëse nuk keni motivimin e duhur të stërviteni në dimër, atëherë caktoni  një orar të përbashkët me një mikun tuaj, në këtë mënyrë do të motivoni njëri-tjetrin.

3-Bëni streçing

Bëni disa shtrirje apo streçing të muskujve në shtëpi apo edhe në krevatin tuaj. Kjo do të përmirësoj muskujt dhe temperaturën e trupit.

4-Lëvizni sa më shumë.

Shkoni në punë në këmbë nëse mundeni, merrni shkallët në vend të ashensorit, bëni pazarin në këmbë apo bëni disa ushtrime të thjeshta në shtëpi. Kjo do të mbajë trupin në lëvizje dhe do të djegë kalori.

5-Stërvituni ndërsa jeni në krevat apo duke parë TV.  Disa ushtrime të thjeshta që mund të kryhen këtu janë shumë efektive për muskujt dhe shëndetin e zemrës


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë