Keshilla

Si të përgatisni gjelin e detit

Kjo natë në vetvete është e gjatë. Përgatitja duhet të fillojë që gjatë ditës herët për tu mbyllur pas ndërrimit të viteve në mesnatë. Për të gjithë amvisat që tashmë kanë nisur përgatitjen për darkën e madhe të ndërrimit të viteve, dhe kërkojnë një ide se si të përgatisin gjelin e detit, më poshtë ju sjellim recetën e gatimit.

Përbërësit për gjel deti te pjekur
gjel deti rreth 7-8 kg
150 gramë gjalpë
Pak kripë
Karota
Piper
Majdanoz
2 degë selino
1 qepë të ndarë në katër pjesë
Gjysmë limoni
Rozmarinë.

Përgatitja e Gjelit te detit-Pasi e pastrojmë mirë mishin e gjelit të detit e vendosim mbi një tavë të madhe, fillojmë ta lyejmë komplet me gjalpë ndërsa brendësinë e tij e fërkojmë me gjysmën e limonit dhe më pas me kripë. Për ti dhënë shije gjatë pjekjes, fusim brenda gjelit të detit qepën e ndarë në katër pjesë, një tufe majdanoz, karotat dhe selino të prera në copa jo shumë të vogla. E lidhim gjelin me spango kuzhine, e aromatizojmë edhe me pak piper te zi. Anash tavës vendosim edhe disa gjethe rozmarine. E pjekim në furrë në 200°C për rreth gjysmë ore, më pas e ulim temperaturën në 180°C për rreth dy orë dhe me pas në 100°C për 1 orë e gjysmë. Pasi mishi është pjekur komplet fikni furrën dhe lëreni mishin të pushojë pak në të.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë