Keshilla

Si të përballojmë një ditë të mërzitshme pune

Përkufizimi juaj për një "punë të mërzitshme" mund të jetë krejtësisht ndryshe nga dikush tjetër. Megjithatë, nëse jeni të mbërthyer në këtë dyzim, këtu janë disa këshilla si ta përballoni një ditë pune, pa ndjerë peshën e mërzisë në orarin e punës.

Jini pozitiv
Ndonëse mund të ketë shumë gjëra që ju japin mërzi në punë, mendoni për përfitimet e tjera që keni nga kjo pjesë. Siç janë: paga, komoditeti, përfitimet shëndetësore si dhe përvoja që po merrni. Gjithmonë është e rëndësishme të ndërmerrni hapa për të përmirësuar situatën tuaj, por është po aq e rëndësishme që të përqendroheni në të mirën e vendit ku jeni tani.

Ngrihuni dhe ushtroni
Mërzia në punë do t'ju japë lodhje sysh dhe muskujsh, ndaj është shumë e rëndësishme që çdo 20 minuta të pushoni, ose edhe të ngriheni të bëni një lëvizje rreth zyrës. Ndërsa çdo tre orë duhet të bëni një stërvitje 10 deri në 20 minuta.

Filloni ditën drejtë
Duke u zgjuar herët dhe duke mos qenë i detyruar të nxitoni për në punë apo për të bërë gjërat e tjera, është një ndryshim i madh. Kur arrini herët në "punën tuaj të mërzitshme", ju do të keni një mëngjes pozitiv. Identifikoni se çfarë ju bën të lumtur, atëherë bëni vend për të në mëngjes.

Stop numërimin mbrapsht
Duke parë orën nuk do të kalojë koha më shpejt; përkundrazi mund të duket sikur e "ngadalësoni" atë. Hiqni orët nëse është e mundur dhe përpiquni të përqendroheni në detyrat që doni të arrini.

Planifikoni dreka të shëndetshme
Disa njerëz në punë të mërzitshme shpesh zgjedhin ushqime që nuk janë të shëndetshme. Dhe, kur nuk ushqeheni mirë, do t’ju bëjë të ndiheni keq. Dreka është një mundësi për të bërë një zgjedhje që do të ndikojë në disponimin tuaj.

Mos u ankoni
Duke u ankuar vazhdimisht, do të jeni edhe më të pakënaqur. Jini të kujdesshëm ndaj "lidhjes" me bashkëpunëtorët mbi mërzinë reciproke në punë.

Shikoni foto të këlyshëve të kafshëve
Besoni apo jo, duke shikuar fotot të këlyshëve të kafshëve do të përmirëson disponimin tuaj (nga pikëpamja shkencore). Sipas "Daily Mail", kjo funksionon vërtet. Ndaj mos iu ndani në internet faqeve të tilla si "CuteOverload" ose faqeve të tjera.

Largohuni nga mediat sociale
Edhe nëse shfletimi i mediave sociale lejohet në punë, nuk është në interesin tuaj më të mirë. Kjo do të bëjë vetëm një nga dy gjërat: 1) Mund t'ju bëjë xhelozë për të tjerët që duket se janë në një punë më të mirë se ju, ose 2) Mund t'ju zgjojë një ndjenjë dëshpërimi dhe ankese për veten tuaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë