Keshilla

Si të ngushëlloni kolegun e pushuar nga puna

Kur një person humbet punën, përjeton të njëjtin stres, thuajse të ngjashëm me dikë që humb një njeri të afërt apo dikush që është në burg, kështu që ekspertet sugjerojnë që t’ju jemi më shumë pran, njerëzve që humbasin vendin e tyre të punës. Bëni kontakt me sy, jepuni një përqafim, jini të sinqertë.

Shpesh herë në frikë se nuk do të themi gjënë e duhur, nuk themi asgjë fare, ose ndoshta vuajmë në faj, që ne jemi të mbijetuarit në kolektiv, që ne ende kemi punët tona, dhe kolegu ynë sapo e humbi. Cilado qoftë arsyeja duhet të mbani mend disa këshilla.

Bëni rrugën me personin që ka humbur punën

 Nëse personi që u pushua nga puna, po largohet me shpejtësi nga ndërtesa, mos nguroni, ta ndiqni, të bëni një pjesë rrugë me të. Kërkojuni të ju dërgojnë email kur ata mund të jene me të qetë, ofrojuni mbështetje shpirtërore.

Mos kini frikë të me kolegun që po pastron tavolinën tashme. Një fjalë e thjeshtë "Më vjen keq" nuk do tju kushtonte asgjë. Mbani mend papunësia nuk është ngjitëse.

Shpeshherë njerëzit që kanë humbur vendin e punës, përdorin rrjetet sociale për të njoftuar humbjen e punës së tyre, mos harroni se lajmi është i tyre dhe ju takon vetëm atyre ta ndajnë apo jo, në rrjetet sociale.

Shumë njerëz të papunë mendojnë se rrjetet sociale jo vetëm u shërben  të tregojnë të gjithëve në të njëjtën kohë, por ofrojnë një mundësi të shkëlqyeshme për të njoftuar disponueshmërinë e tyre për punë të tjera. Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të nisur një kërkim për punë.

Por sigurisht që njoftimi i tyre ka edhe vlerë. Siç njoftoi Avenue Next, kur Sree Sreenivasan u lirua nga puna e tij si oficere dixhitale në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork. Ai ka postuar lajmet e tij në Facebook, duke përmendur gjerësisht planet e tij - duke u konsultuar, duke shkruar një libër dhe duke marrë një pushim pune në Indi - por më pas shtoi: "Nëse doni të më ftoni për ndonjë gjë, tani kam kohë për gjithçka.

Jini realist

Nëse kolegu juaj i punës u pushua nga puna, mos i thoni gjëra që nuk ekzistojnë, si psh, te kam zili, ju do te keni më shumë kohë për vetën tuaj, do të keni më shumë liri , etj. Në fakt ju nuk keni një dëshirë të tillë, atëherë nuk keni pse e thoni.

Nëse vërtet e urren shumë punën ose dëshironi të flini më vonë, të gjithë ju duhet të ngrini dorën tuaj  dhe të gëzoni "lirinë" që ofron papunësia.

Dhe kujtojini mikut tuaj të pushuar nga puna se një derë mbyllet dhe një tjetër hapet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë