Trend

Si të ndjekim tendencat e kësaj stine

Stilet më të sofistikuara po kthehen në modë dhe tendenca maksimale nuk tregon shenja të ngadalësimit. Për pranverën 2019, influencuesit e Instagramit dhe shitësit me pakicë vazhdojnë të përhapin trendin e ngjyrave që dominojnë këtë sezon. Pjesë e trendit të ri të pranverës janë gjithashtu edhe mëngët e fryra, të cilat do i shohim thuajse në të gjithë fusanet dhe bluzat. Ndërsa ecim drejtë muajve të ngrohtë, tendencat e reja të ngjyrave dhe stileve kanë ndryshur. Nëse ju ka ardhur në majë të hundës të përshtatni shallin tuaj me bluzën, apo aksesorët me çdo veshje, atëherë mos keni frikë – ka një zgjidhje.

Falë mënyrës se si funksionon industria e modës, ku dizajnerët i shfaqin koleksionet e tyre disa muaj para se të dalin në dyqane, tashmë e dimë se çfarë do të vishni në pranverën e vitit 2019. Në Javën e Modës të mbajtur së fundmi në Londër, Paris dhe New York, ngjyrat kryesore ishin e kaltra e çelët, kombinimi i dizajneve të ndryshme, xhaketa me ngjyrë pink dhe xhinsi ngjyrë i hapur

Ngjya blu e hapur
Ngjyra e përzgjedhur e pranverës së kaluar ishte livandoja, ndërsa këtë herë është një nuance e çelët tërheqëse e ngjyrës së kaltër. Dhe ndërkohë që ngjyra vërehej më së shumti te fustanet në pistë, shtëpitë e modës nuk kishin frikë të eksperimentonin edhe me bluza të gjera dhe funde.

Kombinimi i dizajneve

Është e kuptueshme nëse ky trend nuk ua mbush syrin, pasi kombinimi i dizajneve nuk është i duhuri për të gjithë. Këto kombinime ndoshta do të shikoheshin me dyshim nëpër dyqane për shkak të ngjyrave të ndezura dhe aksesorëve.

Xhaketat pink

Duket se fustanet e mbrëmjes tashmë e kanë një rival për pranverën e vitit 2019- xhaketën pink. Është një nga veshjet më të shfrytëzueshme të sezonit, me kostumet e Gabriela Hearts dhe Boss që dallohen për nuancat delikate.

Xhinsi nuk del kurrë nga moda, thjesht rizbulohet çdo vit dhe as 2019-ta nuk është më ndryshe. Mirëpo, ndërsa në vitin e kaluar mbizotëronte xhinsi i errët, këtë pranverë do të përdoret nuanca më e bardhë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë