Keshilla

Si të ndihmoni fëmijën tuaj të përballet me ndryshimet

Nga Megan Leahy
Pyetje: Vajza ime 9-vjeçare është e qetë, e ndjeshme dhe e edukuar. Për shkak të punës ne jemi detyruar të shpërngulemi në disa qytete dhe ajo nuk ka arritur të krijojë miqësi në asnjë vend. Gjatë javës së kaluar ajo më mbajti dy orë "leksion" për gjithçka që nuk i pëlqente në jetën tonë. Ne gjithmonë i kemi dhënë hapësirë për të folur për gjërat e saj, apo për të gjitha gjërat që mendon. Por ka disa kohë që është shumë e tensionuar dhe e frikësuar dhe nuk dëshiron të rrijë me fëmijë të tjerë. Para disa ditësh, më tha që kurrë nuk do të dojë të ketë miq në jetën e saj. Çfarë duhet të bëjmë për ta ndihmuar në këtë situatë që po kalon?

Përgjigje: Me të gjithë seriozitetin, më lejoni të shprehem se nuk ka asgjë më të dhimbshme, sesa të shohim fëmijët tanë kur vuajnë. Për një fëmijë që udhëton shpesh, largimi nga miqtë është i vështirë, por ky ndryshim mund të jetë edhe më i vështirë për një fëmijë të ndjeshëm. Ashtu si të rriturit, edhe fëmijët kanë frikë kur shkojnë në një vend që nuk e njohin. Në këtë moshë ajo thjesht nuk është e përgatitur për ta menaxhuar këtë situatë.
Për një moment le të kuptojmë botën e një 9-vjeçareje. Ajo është në mes adoleshencës dhe fëmijërisë. Në këtë moshë miqtë janë shumë të rëndësishëm për ta, sepse përpos mësimeve fëmijët në këtë moshë dëshirojnë edhe të kenë një shoqëri me të cilën përshtaten.
Edhe pse është e vështirë të shihni fëmijët tuaj duke qarë, mos u trishtoni, pasi është një gjë shumë e mirë fakti që ajo i shpreh ndjenjat.
- Si fillim diçka e rëndësishme që duhet të bëni është të njihni mësuesit e vajzës tuaj dhe gjatë gjithë kohës të jeni në kontakt me ta. Gjithashtu, kërkojani mësuesit të krijojë një urë lidhëse me vajzën tuaj, në mënyrë që ajo të mos ndjehet e sigurt kur të shkojë në shkollë.
- Bëni një festë të vogël përpara se të largoheni nga vendi ku jetoni aktualisht. Gjatë festës krijoni lojëra të ndryshme që përfshijnë të gjithë pjesëmarrësit, duke i fotografuar edhe të gjithë momentet e festës, në mënyrë që vajza juaj gjatë udhëtimit të mendojë se do të ktheheni përsëri.
- Kur të shkoni në vendin e ri, përpiquni të jeni sa më miqësorë me fqinjët, ftojini ata në shtëpinë tuaj, ambientohuni me komunitetin e ri në mënyrë që vajzat të ndjekë shembullin tuaj.
- Mos e detyroni, por i sugjeroni të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme në shkollën e re. Ajo duhet të përballojë me qetësi të gjithë këtë ndryshim. Ju e dini se cila është më e mira për të.
Meghan punon prej kohësh, si trajnere e certifikuar për sjelljen e prindërve me fëmijët dhe është nënë e tre vajzave./The Washington Post/

Nëse keni pyetje, kontaktoni në [email protected]


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë