Jete & Stil

Si të ndaloni së krahasuari veten me të tjerët në rrjetet sociale

Përgjithësisht njerëzit në rrjetet sociale nxjerrin pjesën e tyre më të mirë, duke përjashtuar kështu problemet e përditshme dhe pjesën e tyre më të keqe. Por a është e shëndetshme ta krahasojmë vetën me ata që shohim në Instagram? Normalisht që jo.

Psikologja Emma Kenny, nga Mançesteri, thekson se edhe njerëzit janë gjatë gjithë kohës të fokusuar te rrjetet sociale dhe të shqetësuar nëse nuk janë aq të përsosur sa ata mendojnë për të dalë në rrjete sociale.

Sipas saj, një problem shumë i madh është edhe fakti se ne e krahasojmë veten me njerëzit e tjerë që shohim në rrjetet sociale, duke mos pasur informacion se gjithçka që na duhet është të vlerësojmë veten.

“Ju nuk keni si ta dini nëse në realitet jeta e të tjerëve është më e mirë se e juaja. Ne të gjithë jemi përfshirë në vorbullën “të dukemi bukur” kështu që të tjerët bëjnë të njëjtën gjë si ju në rrjete sociale, ata thjesht duken bukur. Kjo është një perspektivë që na shtyn të mos besojmë faktin se jeta e të tjerëve është më e mirë se e jona,” shpjegon Kenny.

Psikologja Emma Kenny

Psikologia na tregon si të pajisemi me aftësitë për të lundruar në rrjetet sociale, duke qenë të qëndrueshëm për të mos krahasuar veten me të tjerët.

Duhet të jeni mirënjohës

Duhet të shqetësoheni më shumë për atë që ju duhet se sa për atë që dukeni. Uluni dhe shkruani një listë të të gjitha gjërave të shkëlqyera në jetën tuaj. Kjo është diçka e thjeshte dhe kështu do të anashkaloi mendimet e kota. Duke u përqendruar në shumë elementë që në dukje janë të vogla do të përmirësoni jetën tuaj dhe të mendoni për gjërat që vërtetë kanë rëndësi.

Nëse ju motivon, ka kuptim

Vlera e çdo aktiviteti përfshin peshën e asaj që do të merrni në këmbim. Nëse i përdorni rrjetet sociale për të vendosur qëllime të mia si për shembull puna nëpërmjet tyre, atëherë kjo gjë ka vlerë. Disa krahasime mund të jenë të dobishme , për shembull  nëse shikon një koleg që po kryen një trajnim që ju doni, atëherë do të merrni referencat e tij për trajnimin.

Por nëse mendoni me negativitet për trupin dhe mendimet tuaja pikërisht sepse rrjetet sociale janë perfekt, atëherë kjo është e gabuar dhe do të përfundoni  të pakënaqur dhe të demoralizuar.

Ndaloni lundrimin në internet dhe filloni të jetoni

Sa herë uleni dhe lakmoni jetën e dikujt tjetër, ju po humbisni minuta të çmuara të jetës tuaj.  Ndërsa, përpiqeni të kuptoni se çfarë kanë bërë të tjerët gjatë ditës, më mirë mendoni se si do ta organizoni ju ditën tuaj, kështu nuk do të rrini me orë të tëra duke kontrolluar jetën e njerëzve pa pasur asnjë përfitim për ju.

Përqendrohuni në identitetin tuaj

Çdo kush është special në këtë botë, kështu që përqendrohuni tek gjërat më të mira që ju keni pa u përpjekur ta krahasoni vetën me të tjerët. Pasi të kuptoni këtë gjë do të rrisni vetëbesimin tuaj dhe do të shihni se gjërat më të mira tek vetja. Kështu që ndërkohë që përpiqeni të imitoni të tjerët shkëlqeni për atë që jeni.

Mendoni përtej asaj që shikoni

Rrjetet sociale mund t'ju tregojë një sërë imazhesh dhe përmbajtjesh që ju bëjnë të ndjeheni një  përbindësh me sy të gjelbër, por ato janë një anë e medaljes

Për shembull kur shihni Beyoncen duke performuar në mënyrë perfekte në skenë, rrallë herë mendoni për punën, djersën dhe vuajtjet që ka kaluar ajo. Puna e palodhur, përkushtimi dhe këmbëngulja janë thelbësore për të arritur tek fotografitë që të tjerët i kanë zili.

Mos e nënvlerësoni veten

Nëse nuk e vlerësoni vetën atëherë do të mbeteni gjithnjë duke parë çfarë bëjnë të tjerët. Nëse jeni të kënaqur me veten dhe pranoni se nëse jeta juaj nuk është mjaftueshëm e mirë por do të bëhet aq e mirë sa ju doni atëherë nuk do ndikoheni nga askush.

Përdorni kohën tuaj  për diçka më produktive

Nëse nuk ndjeheni aq të mahnitshëm sa personazhet që shihni në jetën tuaj, atëherë dijeni se ju keni super fuqinë të jeni super heronjtë e jetës tuaj.

Mund të punoni vullnetarisht duke ndihmuar të pastrehët, mund të ndihmoni fqinjët tuaj të moshuar. Duke përdorur atësitë tuaja për qëllime të mira, nuk do të keni kohë të krahasoni vetën me askënd në rrjetë sociale./DailyMail/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë