Lajme

Si të mbushet hendeku i investimeve në Europë

Mario Holzner – Në terma afatgjatë, investimi është një prej motorrëve më të rëndësishëm të rritjes, për të mos thënë më i rëndësishmi. Avancimi teknologjik dhe përmirësimi i kapitalit njerëzor nuk mund të përkthehet tërësisht në dinamizëm ekonomik nëse nuk kryehne investime nëse nuk zhvillohet investim në kapacitetet prodhuese që përdorin këto teknologji dhe aftësi të reja. Që prej krizës ekonomiko-financiare globale dhe procesit të uljes së borxhit, dëshira e agjentëve ekonomikë europianë ka rënë, pasi pritshmëritë për rritje në të ardhmen, kanë rënë. Mbulimi i përgjithshëm i shpenzimeve dhe efekti i kursimeve dhe i tepricës së eksportit janë vetëm simptomat e kësaj mungese besimi, e cila është thellësisht e rrënjosur në sektorin privat. Për më tepër, kjo situatë besimi nuk është përmirësuar as gjatë rimëkëmbjes së ekonomisë europiane në vitet 2015-2017.

Arsyeja më e rëndësishme për këtë ‘bad equilibrium’ është se e vetmja forcë që mund të shtyjë ekonominë europiane në një ‘good equilibrium’ – sektori publik –po vetëlimitohet. Lidershipi politik po propagandon buxhete të balancuara apo edhe tepricat buxhetore. Kjo neglizhencë për një politikë ekonomike aktive dhe zgjeruese aplikohet me një kosto shumë të lartë. Përpos një brezi të tërë të rinjsh të papunë, pesha e Europës në ekonominë botërore është pakësuar në mënyrë të konsiderueshme.

Pjesa e PBB-së nominale globale në $

Teksa Europa ushtronte masa shtrënguese vetëshkatërruese, Kina ndër të tjera ndërtonte një rrjet hekurudhor me shpejtësi të lartë 27,000 km (rreth dy të tretat e rrjetit hekurudhor global me shpejtësi të lartë), ndërsa 11,000 km të tjera janë aktualisht duke u ndërtuar. Kjo ishte pjesë e një programi kundër-ciklik të investimeve publike që ndihmoi Kinën të mbajë ritme të larta të rritjes së PBB-së. Për më tepër, Kina është i vetmi lojtar global që merr përgjegjësi për ekonominë botërore (gjithashtu jashtë interesit të vetë si një komb i madh eksportues) duke financuar projekte investimi në të gjithë botën nën Iniciativën e saj të Belt and Road- ndër të tjera edhe në Europën Qendrore, Lindore dhe Juglindore. Në Ballkanin Perëndimor kreditë kineze të ndërtimit janë po aq të rëndësishme sa ato të BE-së. Komisioneri Europian për Politikat e Fqinjësisë Europiane dhe Zgjerimin Johannes Hahn ka pranuar se BE ka 'nënvlerësuar' arritjen e Kinës në Ballkan.

Një kolaps në shpenzimet e investimeve të BE

Sipas Zyrës së Statistikave Europiane (Eurostat), investimet fikse bruto si përqindje të Pordhimit të Brendshëm Bruto kanë rënë nga 21,5 % në një periudhë prej pesë vitesh nga shpërthimi i krizës financiare globale në 20,6 % në periudhën e ardhshme pesëvjeçare dhe më tej në 19.7% në 2013-2017. Gjatë gjithë periudhës 15-vjeçare, ekonomia qendrore e bllokut - Gjermania - kishte një normë pothuajse të sheshtë investimi me një mesatare prej 19.8% të PBB-së. Në një qasje krahasuese, sipas të dhënave të Fed, gjatë të njëjtës periudhë, norma mesatare e investimeve në SHBA ishte në 20.6% të PBB-së. Shtetet Anëtare të BE-së në Europën Qendrore dhe Lindore (BE-CEE) kishin tradicionalisht më shumë investime gjatë procesit të tyre të rritjes ekonomike, por kohët e fundit kanë konverguar drejt niveleve të ulëta gjermane (mesatarisht 26.5% në 2003 -2007, 23.8% në 2008-2012 dhe 21.4% në 2013-2017).

Formimi i kapitalit bruto fiks si % e PBB-së

Kjo është vetëm për shkak të bashkëfinancimit të projekteve të infrastrukturës në BE (dhe kinez) në BE-CEE që pjesëmarrja e investimeve publike në rajon është dukshëm më e lartë se mesatarja e BE-së, për të mos folur për Gjermaninë. Megjithatë, pjesa mesatare e formimit të kapitalit fiks të qeverisë së përgjithshme BE-CEE ndaj PBB-së u ul nga 4.7% në periudhën pesëvjeçare pas shpërthimit të krizës në 4.1% në periudhën 2013-2017. Aksionet për mesataren e BE-së ishin respektivisht 3.4% dhe 2.8%. Dhe në Gjermani investimet publike ndaj PBB-së ranë nga 2.3% në 2.1%, që është dukshëm më poshtë mesatares së BE-së. Sidoqoftë, normat më të larta të investimeve publike BE-CEE janë pjesërisht të afta vetëm për të kompensuar investimet jashtëzakonisht të ulëta gjermane. Si pjesë e investimeve publike në BE, BE-CEE përfaqëson rreth 11% dhe Gjermania 14%.

Një ndryshim politik në Gjermani mund të nxisë investimet në BE

Duke pasur parasysh peshën e madhe të investimeve publike gjermane në BE, është e rëndësishme që Gjermania të anullojë kursin e politikës së saj fiskale. Deri më tani, ka pasur pak tregues se kjo do të ndodhë. Në vitin 2018, Gjermania arriti një suficit të buxhetit rekord prej 58 miliardë eurosh (p.sh. 1,7% të PBB-së). Përveç kësaj, Zyra Federale Gjermane e Statistikave publikoi kohët e fundit të dhëna të reja që tregojnë se ndërmjet viteve 2003 dhe 2018, formimi i kapitalit neto fiks publik nda PBB-së ishte negativ në çdo vit duke përfudnuar në një zhvlerësim të infrastrukturës publike në Gjermani për 87 miliardë euro.

Kjo ndodhi në një kohë kur Gjermania paguante norma negative të interesit për borxhin publik. Prodhimet gjermane 2, 5 dhe 10-vjeçare janë akoma negative. Për më tepër, normat e interesit do të mbeten nën zero. Banka Qendrore Europiane (BQE) njoftoi më 7 mars 2019 se normat e interesit të saj do të mbeten në nivel rekord të ulët, të paktën deri në fund të vitit 2019 dhe BQE do të riinvestojë letrat me vlerë të blera sipas programit të blerjes së aseteve dhe se do të prezantohet raundi i ri i kredive afatgjata të lira për bankat që dëshirojnë të zgjerojnë kreditimin (TLTRO-III). Ngrihet pyetja nëse BQE do të jetë gjithmonë në gjendje të braktisë stimulin monetar, të paktën në të ardhmen e parashikueshme.

Një nga pengesat ligjore për një politikë fiskale më ekspansioniste në Gjermani është Pushimi i Borxheve - 'Schuldenbremse'. Ekonomistët anglosaksonë kanë argumentuar për një kohë të gjatë kundër rregullave të ngjashme fiskale. Megjithatë, edhe ekonomistët gjermanë kanë filluar të vënë në dyshim 'Schuldenbremse'. Gjithashtu, duke pasur parasysh presionin në rritje të partive populiste në të gjithë Europën, qeveria gjermane mund të ndryshojë mendjen dhe të shkojë në një qëndrim më bashkëpunues që ka potencialin për të stabilizuar zonën e euros me ndihmën e rritjes së investimeve dhe si pasojë rritjen më të lartë ekonomike. Kjo është edhe më e rëndësishme, duke pasur parasysh rënien e tanishme ciklike.

‘Rruga Europiane e Mëndafshit’ mund të nxisë një rritje

Një opsion shtesë do të ishte një projekt investimesh infrastrukturore paneuropiane, i frymëzuar nga iniciativa kineze për t'u zhvilluar dhe koordinuar nga institucionet e BE-së. Në një studim të kohëve të fundit, Instituti Vienez Për Studime Ekonomike Ndërkombëtare sugjeroi ndërtimin e një "Rrugë Europiane Mëndafshi". Atje, ne argumentojmë për një "Big Push" “Nxitje të madhe” në investimet e infrastrukturës në Europën më të madhe. Ne propozojmë ndërtimin e një Rruge Europiane të Mëndafshit, e cila lidh qendrat industriale në perëndim me rajonet e populluara, por më pak të zhvilluara në lindje të kontinentit dhe pritet të gjenerojë më shumë rritje dhe punësim në afat të shkurtër dhe të gjatë.
Pas përfundimit të saj, Rruga Europiane e Mëndafshit do të shtrihej në rrugë tokësore 11,000 km në veri nga Lisbona në Uralsk në kufirin ruso-kazak dhe në jug nga Milano në Volgograd dhe Baku. Pjesët qendrore janë rruga nga Lyon në Moskë në veri dhe nga Milano në Constanţa në jug. Rruga jugore do të lidhë Europën Qendrore me zonën e Detit të Zi dhe shtetet bregdetare të Detit Kaspik.

Propozimi i Rrugës së Mëndafshit

Një autostradë shtetërore dhe linjë hekurudhore me shpejtësi të lartë me një varg qendrash logjistike, porte detare, porte lumore dhe aeroporte, do të vendosnin standarde të reja europiane, ndër të tjera në e-lëvizshmërinë. Shtrirja e plotë do të kushtonte rreth 1,000 miliardë euro ose afërsisht 8% të prodhimit të brendshëm bruto të vendeve të vendosura përgjatë dy rrugëve të saj. Shpenzimet në lidhje me prodhimin ekonomik të BE-së arrijnë në rreth 7%.

Sipas një vlerësimi konservativ, Rruga Europiane e Mëndafshit mund të çojë në një rritje ekonomike të akumuluar mesatarisht 3.5% dhe një rritje të punësimit prej rreth 2 milion përgjatë rrugëve të saj gjatë një periudhe investimi prej 10 vjetësh. Nën rrethana të favorshme dhe me norma të ulëta të interesit të vazhdueshëm, mund të pritet krijimi i punësimit prej mbi 7 milionë në Europën më të madhe.

*Burimi: Institudi Vienez për Studime Ekonomike Ndërkombëtare


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë