Keshilla

Si të komunikoni me bashkëshortin për sigurinë e fëmijëve tuaj

Meghan Leahy- Në një bisedë me një kalimtare në stacionin e trenit, ajo me tha se kishte mendime të ndryshme nga bashkëshorti i saj për rritjen e fëmijës së tyre.

“Ka shumë raste kur ai mendon se çdo gjë që i jap fëmijës tij është e gabuar, qoftë kjo dhe një shishe të mbyllur me ujë,” tha ajo.

Të gjithë prindërit e kanë këtë problem dhe dy vitet e para të një fëmije kthehen në shqetësim, diskutime dhe dyshime për prindërit. Pse fëmija bërtet? Pse nuk ha supën me bizele? Pse zgjohet çdo nate në 3 të mëngjesit, e shumë të tjera.

Pse është e vështirë të jesh prind ?

Jo vetëm për faktin që bashkëshorti juaj mund të ketë një nocion tjetër, për atë që është më e përshtatshme për djalin tuaj, por edhe për vështirësinë që mund të hasni në komunikim. Nëse keni komunikim dhe dashuri me bashkëshortët tuaj, mosmarrëveshjet prindërore mund të zgjidhen lehtësisht.

Nuk është e këndshme kur mësoni se bashkëshorti juaj, është më shumë impulsiv nga sa ju e keni njohur më para. Këto ndryshime, të cilat psikologët i quajnë normale, ndonjëherë i çojnë çiftët në ndarje.

Meghan Leahy

Dhe nuk po përpiqem t'ju trembem, por ka shumë raste të tilla dhe fëmijët rriten në një mënyrë më të keqe se sa diskutimet në familje. Mosmarrëveshjet për oraret e gjumit, ushqimin, disiplinën, shkollimin dhe aktivitetet, e fëmijëve kanë bërë që bashkëshortët shpesh herë të shohin njeri-tjetrin si armiq.

Çfarë duhet të bëni?

Shumë artikuj në blogje të ndryshme, ju inkurajojnë të qetësoheni, unë preferoj t’i këshilloj prindërit që të përqendrohen në mënyrën se si ata komunikojnë. Theksoj se komunikimi mbi një marrëveshje, për çfarë është e mirë për fëmijën, sepse është praktikisht e pamundur që dy njerëz të bien dakord për gjithçka. Rritja e një fëmijë është shumë e ndërlikuar dhe emocionale, kështu që duhet gjetur mënyra e saktë që familja të jetë e ekuilibruar.

Nëse keni komunikim në marrëdhënien tuaj, fëmijët do të rriten dhe do të mësojnë se prindërit e tyre nuk janë të ngjashëm, po morali bazë dhe vlerat e secilit prej tyre i kanë bashkuar ata. Për shembull unë i dua sportet, por bashkëshorti im nuk interesohet shumë për to, përkundrazi atij i pëlqen muzika, zbukurimet e krishtlindjeve, të udhëtojë dhe gjithçka e kësaj natyre. Ne nuk e detyrojmë njeri-tjetrin të bëjmë gjërat që nuk duam, kështu që fëmijët tanë janë rritur më idenë se duhet të respektojnë dëshirat e të tjerëve. Megjithëse, duket si një kompromis i thjeshtë, kjo është rezultat i bisedave të shpeshta.

Unë ju sugjeroj të merrni 15 minuta kohë për të biseduar me partnerin tuaj dhe të përdorni komunikimin emocional si, “të lutem më thuaj çfarë ndjen ose mendon, ose “kur më thua se je i pa sigurt se çfarë i kam dhënë fëmijës tonë për drekë, ndihem e sulmuar dhe mendoj se nuk më beson”, “të lutem më trego se cilat janë shqetësimet e tua, kështu që unë mund të kuptoj më mirë çfarë dëshiron”.

Ku flasim në mënyrë të tillë me respekt, përmendim mendimet dhe ndjenjat tona pa e akuzuar bashkëshortin dhe vetëm kështu mund t’i zgjidhim mosmarrëveshjet tona.

Gjithashtu, unë rekomandoj të lexoni librat e martesës dhe prindërimit nga Julie dhe John Gottman, të cilët fokusohen në mënyrën se si çiftet e përballojnë konfliktin, duke treguar mjete komunikimi që janë të qarta, të thjeshta dhe të bazuara në hulumtime.

Duhet të keni respekt, të jeni tolerant dhe të hapur me bashkëshortin tuaj, e të kërkoni mbështetje. Uroj të keni fat.

*Meghan punon prej kohësh, si trajnere e certifikuar për sjelljen e prindërve me fëmijët dhe është nëna e tre vajzave./The Washington Post/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë