Keshilla

Si të flisni me fëmijët për rreziqet e armëve

Nga Olta Gjini - Të shumta janë rastet që kemi dëgjuar për vetëvrasje në vend. Sipas të dhënave, numri i i vetëvrasjeve është trefish më i lartë se numri i vrasjeve.

Për vitin 2016 sipas të dhënave të INSTAT personat e vrarë nga të tjerët ishin 85 gjithsej, ndërsa personat që kishin vrarë vetën në të njëjtin vit ishin 235, ndërsa numri i vetëvrasjeve në vitin 2017 në total ka qenë 197.

Sa i përket moshës, mendimit dhe tentativës për suicide (vetëvrasje) zakonisht adoleshenca, mosha 15 vjeçare,dhe kjo ndodh për disa arsye, si: problemet me prindërit, divorci,keqtrajtimi,abuzimi, dhuna nga bullizmi, apo kapriço të moshës, për fëmijët të moshës 10 vjeç më tepër është quajtur aksident sepse fëmijët nuk e bëjnë dallimin mes jetës dhe vdekjes, për këtë pjesë ekspertët e huaj japin disa sugjerime për të parandaluar këto rreziqe.

 Arsyeja kryesore që ata përmendin është pakujdesia e prindërve që mbajnë arme zjarri në shtëpi.

"Ne e shohim këtë si një çështje të shëndetit publik", tha një mjek në spitalin fëmijëve në Seattle.

Sipas një studimi të botuar në revistën Pediatrics, rastet e vdekjeve më armë zjarri , janë shkaku i tretë i vdekjeve tek fëmijët mes moshave 1 dhe 17 vjeç në SHBA. Gjithashtu i njëjti studim thotë se çdo ditë në dhomat e urgjencave vdesin rreth 19 fëmijët si pasojë e plagëve të marra nga armët e zjarrit.

Gjithashtu studiuesit fajin për këtë pjesë u’a lënë prindërve, ato thonë se prindërit duhet të jenë të kujdesshëm kur vjen puna tek armët. Prindërit duhet të flasin me fëmijët e tyre rreth rrezikut që mund të vijë nga armët e zjarrit, thonë më tej.

"Ne duhet të flasim për këto çështje më shumë se për gjithçka.”, tha Kris Brown, bashkë-president i fushatës dhe qendrës Brady, për të parandaluar dhunën me armë.

Si të flisni për rreziqet e armëve?

Një bisedë të tillë duhet ta konsideroni  njësoj siç flisni për alergjinë ushqimore, sigurinë e biçikletave, apo të ngasësh makinën në gjendje të dehur. Nëse një fëmijë ka alergji ushqimore, shumica e prindërve do të sigurohen për produktet ushqimore që do të marrin në shtëpi. Nëse një fëmije nget një biçikletë pa e mësuar mirë, prindërit i‘u janë pran deri në momentin që ata ta mësojnë.  Këto qaje të thjeshta prindërit duhet të kenë edhe në rastin e armëve të zjarrit.

Dr. Mark Del Beccaro, një mjek në Spitalin e Fëmijëve Seattle, i cili është i përfshirë në programin e sigurisë së armëve, tha për HuffPost se kur ai flet me njerëzit në lidhje me këtë temë, ai shpjegon pse është e rëndësishme të pyesësh prindërit e shokut të fëmijës tënd, nëse ata kanë armë zjarri në shtëpi, njësoj siç pyesim për rrypinë e sigurimit të makinës.

"Biseda nuk ka të bëjë me kush duhet ose nuk duhet të ketë armë", thotë ai.

“Ajo për të cilën flasim është se nëse keni një armë - ashtu si nëse keni një makinë, një varkë ose një biçikletë - duhet të jeni përgjegjës dhe të sigurt me të. Ne e shohim këtë si një çështje të shëndetit publik,pasi është ndër shkaktarët kryesor të vdekjeve ,” shton më tej ai.

Në muajin gusht Qendra Brady nisi fushatën, “Fund armëve të zjarrit në familje”, që ka të bëjë me ndërgjegjësimin dhe kujdesin që duhet të tregojmë me përdorimin e këtyre armëve.

Brown tha se fushata synon të bindë shikuesit, veçanërisht prindërit, të flasin me fëmijët për rreziqet e armëve të pasigurta, ashtu si ata do të diskutonin mbi rreziqet nëse drejtohet një makinë në gjendje të dehur.

Fillimi i bisedës mund të jetë pjesa më e vështirë

Në vitin 2016 Brown vizitoi familjen e 14 vjeçarit JaJuan McDowell, që u qëllua për vdekje nga një adoleshent që luante me armë zjarri. Nëna e tij, Julvonnia McDoëell, tani vullnetarë në shoqatën që edukon fëmijët rreth rrezikut të armëve të zjarrit dhe për të inkurajuar nënat dhe baballarët të flasin për armë me familje të tjera.

Brown shpesh ndan programin “Everytown”, një ankorim që nënkupton :Armë të sigurta në shtëpi dhe në automjete.

-Modeli i sjelljes se përgjithshme

-Pyesni për armët e pasigurta që kanë prindërit në shtëpitë e tyre.

-Njohja e rreziqeve të armëve.

-Tregojuni shokëve tuaj të jenë të kujdesshëm

McDowell është e vetëdijshme se edhe me këto udhëzime të dobishme, fillimi i bisedës mund të jetë i vështirë për shumë prindër me njëri-tjetrin. Ajo tha për HuffPost që shpesh herë prindërit janë të shqetësuar se si të nisin një bisedë të tillë me prindër të tjerë , ku fëmijët e tyre kalojnë pjesën më të madhe të kohës, dhe për këtë arsye ajo sugjeroi edhe komunikimin përmes teksteve dhe emailit.

Brown i bëri jehonë këtij sugjerimi, duke thënë, "Ju mund të shkruani një tekst, ‘besoj se pjesa më e madhe e familjeve kanë arme, por a jeni të sigurt për vendin ku i keni vendosur, dhe sa të kujdesshëm nëse keni armë zjarri në shtëpinë tuaj”, kjo shpëton jetë .”

Fëmijët janë gjithmonë kureshtarë dhe impulsiv, shpesh herë ato i bëjnë gjërat shumë shpejt dhe pa menduar për pasojat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë