Keshilla

Si të edukoni fëmijët tuaj të mos gënjejnë

Nga Meghan Leahy - Pse gënjejnë fëmijët? Nëse nuk mund t'i përgjigjemi kësaj pyetje nuk do mund të gjejmë një zgjidhje që do të ndihmonte fëmijën që të mos gënjejë.

Njerëzit janë ndërtuar për të qenë së bashku. Dëshira jonë primare është të takojmë, prindërit, miqtë, të dashurit tanë. Për fëmijët, mendimi që ata i përkasin prindërve apo kujdestarëve të tyre është disi kritike dhe shpesh herë ata dëshirojnë të veprojnë jashtë këtij rregulli që e gjithë bota ka përcaktuar në mënyrë morale. Fëmijët shkojnë në shkollë dhe janë të rrethuar nga shokët e tyre, duke parë veprime të ndryshme, do të duan të jenë si miqtë e tyre. Shpesh fëmijët nën ndikimin e shokëve bëjnë diçka që prindërit nuk e dëshirojnë. Dhe mendojnë me vete se ju si prindër nuk duhet ta dini kurrë këtë gjë. Fëmijët e rritur mund të mendojnë me përpikëri mënyrën se si të gënjejnë që të shpëtojnë nga problemet.

Gënjeshtra është qesharake, pasi gjithmonë zbulohet e vërteta, por në këto momente nuk ka rëndësi sepse fëmijët gjithmonë janë të pirur për të mbrojtur lidhjen që ata kanë me prindërit e tyre. Në këtë mënyrë ata do të bëjnë atë që duan edhe pse juve nuk ju pëlqen. Ata thjesht nuk mund të krijojnë një ndarje midis jush, qoftë fizike apo emocionale.

Sa i përket faktit për t'u bërë një gënjeshtar kronik, më lejoni t'ju shpjegoj se si fëmijët kur rriten bëhen të pandershëm.
Gënjeshtra nuk konsiderohet gjithmonë diçka e keqe, por është dhe ideja që fëmijët kanë për të mbrojtur e marrëdhëniet që kanë me prindërit. Në këtë mënyrë kjo situatë vazhdon, derisa ata të rriten dhe mund të bëhen gënjeshtarë edhe kur të rriten. Një person që është i pandershëm ndjen turp dhe nuk do të jetë i ekspozuar ndaj gënjeshtrës që thotë, kështu gjen një shumëllojshmëri mënyrash për të fshehur atë çfarë ka bërë.

Si mund t ndryshojmë këtë cikël?
1- Kontrolloni zemërimin, para se të bisedoni me fëmijën tuaj. Nëse shkon i nevrikosur dhe i nxehur, herën tjetër nuk do të kuptosh se të ka gënjyer. Në vazhdimësi nëse do të gjendet në situata të vështira do t’ju gënjejë, duke menduar me saktësi mënyrën se si do t’ju tregojë një ngjarje.

2- Mos e pyesni fëmijën tuaj, kur e dini të vërtetën, thjesht tregojini që dini gjithçka dhe veprimet e tij janë të gabuara.

3- Bëni gjërat që fëmija juaj dëshiron, në mënyrë që herën tjetër të tregojë se ka shkuar për të bërë atë që ka dashur dhe më pas bindeni, në mënyrë të qetë duke i thënë se këto gjëra mund të duken të mira por më vonë do ndikojnë në mirëqenien e tij.
4- Detyra e një prindi është të dojë, të edukojë fëmijën e tij, jo ta ndëshkojë. Të gjithë bëjnë gabime, kështu që duaje dhe mbështete fëmijën tënd duke i treguar rrugën e drejtë. Në momentet që do bëni këtë gjë fëmija juaj, do mendojë se prindërit më duan pa marr parasysh se çfarë bëj. Vetëm kështu mund ti rrisni fëmijët tuaj të ndershëm.

*Meghan punon prej kohësh, si trajnere e certifikuar për sjelljen e prindërve me fëmijët dhe është nëna e tre vajzave./The Washington Post/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë