Keshilla

Si të çlodhni sytë pas një qëndrimi të gjatë përpara kompjuterit

Qëndrimi për një kohë të gjatë përpara kompjuterit shkakton probleme me sytë.

Por përveçse që shkakton probleme me sytë , qëndrimi ulur shkakton edhe një sërë problemesh të tjera. Qëndrimi ulur është një ndër shkaktarët kryesorë të shumë sëmundjeve të kohëve moderne.

Gjatë qëndrimit ulur, nuk është vetëm shpina ajo që dëmtohet, por edhe pozicioni i trupit në përgjithësi, sistemi i qarkullimit të gjakut, muskujt, nervat, sytë dhe truri.

Por si t’i çlodhim sytë.

Ekspertët kanë cilësuar metodën 20-20-20, ja çfarë do të thotë kjo: 1. Çdo 20 minuta shkëpusni sytë nga kompjuteri, ktheni kokën dhe shikoni një objekt të vendosur 20 hapa (6m) më tutje. Kjo gjë ndihmon në ndryshimin e fokusit të syve, një domosdoshmëri për sytë e lodhur!

Mbyllni dhe hapni sytë 20 herë radhazi, për t’i qetësuar.

Duhet të bëni 20 hapa pas çdo 20 minutash të ulur. Kjo ndihmon jo vetëm në çlodhjen e syve, por edhe në qarkullimin e gjakut në të gjithë trupin. Këto që përmendëm më lart janë metoda të domosdoshme për ju që kaloni kohën më të madhe para kompjuterit. Ju duhet t’i zbatoni ato për të pasur sy të kthjellët dhe të shëndetshëm.

Gjatë kohës që punoni në celular, në mënyrë të herëpashershme dhe sidomos kur i ndjeni sytë të lodhur , largojini nga ekrani. Vështroni nga dritarja, sa më larg , për 25 sekonda. Pastaj, për 25 sekonda të tjerë, mbajini mbyllur.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë