Keshilla

Si ta bindni fëmijën të respektojë dëshirat e të tjerëve

Pyetje: Djali ynë 6-vjeçar në përgjithësi është një fëmijë i mirë, por ne gjatë gjithë kohës luftojmë me kokëfortësinë e tij. Ne kemi edhe dy fëmijë të tjerë më të vegjël të cilat kanë dëshirat e tyre, por gjatë gjithë kohës jemi në diskutim e sipër për çdo organizim familjar pasi djali ynë ankohet. Nëse gjërat nuk bëhen ashti si, ai dëshiron e gjithë familja duhet të ndryshojë planet. Për shembull, javën e kaluar të gjithë donim të shkonim në park, por nuk shkuam sepse duhet t qëndronim në shtëpi të kujdeseshim për djalin tonë, pasi nuk donte të vinte. Kokëfortësia e tij po prish të gjitha aktivitetet e familjes dhe kjo nuk është e drejtë për dy fëmijët e tjerë.
Si mund ta zgjidhim këtë problem?

Përgjigje: Shprehja juaj "si mund ta zgjidhim këtë problem " është pikërisht faktori i parë që duhet t’i mësoni djalit tuaj. Në vend që të ndëshkoheni për sjellje të caktuara, mësojeni atë të zgjidhi problemet që ka me veten dhe të mësojë të respektojë dëshirat e të tjerëve. Kjo është shumë për një fëmijë gjashtë vjeçar, por gjithçka arrihet me kalimin e kohës.
A është normale që 6-vjeçarët të jenë impulsivë dhe të vështirë? Sigurisht.

Në shoqëri ne njohim edhe të rritur që kanë një karakter dhe një personalitet të vështirë, të cilët nuk binden. Një karakter i vështirë është pjesë e përvojës njerëzore. Ajo ç’ka është e rëndësishme është që të punoni shumë me djalin tuaj që të mos të jetë më karakter të vështirë edhe në të ardhmen.
Ju duhet të keni një perspektivë pak më të ndryshme mbi sjelljet e djalit tuaj dhe prandaj diskutoni me bashkëshortin për të gjetur zgjidhje të ndryshme kur nuk mund të bindeni.
Kjo duhet të zhvillohet vazhdimisht në familjen tuaj sepse nëse djali juaj vazhdon të bëhet xheloz për dëshirat e vëllezërve dhe motrave ai do të veprojë edhe në mënyra të tjera të pahijshme mbi ta. Kjo gjë ndodh përgjithësisht te shumica e fëmijëve në këtë moshë pasi ata dëshirojnë që prindërit të kenë të gjithë vëmendjen tek ata. Veprimet e djalit tuaj tregojnë se ai ka nevojë për vëmendjen tuaj dhe gjatë gjithë kohës është i prirur për të tërhequr vëmendjen, pa marrë parasysh nëse veprimet do të jenë të mira apo të këqija.
Kjo gjë duhet mbajtur nën kontroll gjatë gjithë kohës dhe duhet vazhdimisht t’i mësoni djalit tuaj të respektojë dëshirat e të tjerëve, në mënyrë që kur të rritet të moshë ketë një sjellje edhe më arrogante në familje dhe shoqëri. Nëse intuita juaj prindërore ju thotë se karakteri i vështirë i djalit tuaj 6 vjeçar po ndodh prej diçkaje tjetër, atëherë është e përshtatshme të kryeni një takim me pediatrin.
*The Washington Post/
Nëse keni pyetje, kontaktoni në [email protected]


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë