Lajme

Tek e njëjta shtëpi, qiraxhinjtë kanë shëndet më të keq se pronarët

Shtëpia luan një rol të rëndësishëm në jetën tonë. Ajo është vendi ku ne pushojmë, kalojmë kohë me familjen dhe miqtë, dhe mund të jemi më shumë vetja jonë. Duke patur parasysh këtë rol qendror të shtëpisë, nuk është e habitshme që hulumtuesit të kenë gjetur një një numër të rëndësishëm marrëdhëniesh mes shtëpisë ku jetojmë dhe shëndetit tonë.

Të gjithë këto evidenca përdorin masa subjektive, ku njerëzit janë pyetur në anketa të ndryshme për të renditur shëndetin e tyre, përmes një shkalle nga i varfër në i shkëlqyer.
Studimi i fundit i shtoi këtyre fakteve eksplorimin e lidhjes ndërmjet strehimit dhe shëndetit duke përdorur një tregues objektiv: niveli C-reaktive (CRP). CRP është një shenjues i gjetur në gjak që është i lidhur me infeksionin dhe stresin, dhe në nivele të larta me rrezik të lartë të sëmundjes kardiovaskulare.

Studimi identifikoi se qiramarrësit privat (individë) kanë nivele të larta të CRP në gjak, që tregon shëndet më të keq, se sa pronarët. Njerëzit që jetojnë në shtëpi të mëvetësishme kanë CRP më të ulët krahasuar me njerëzit të cilët jetojnë në shtëpi të formave të tjera, si apartamente apo në lagjje me shtëpitë gati ngjitur me njëra-tjetrën. Në mënyrë të habitshme, studimi zbuloi që njerëzit që paguanin një pjesë të madhe të të ardhurave të tyre për shtëpinë, kishin një nivel CRP më të ulët, edhe nëse paguanin qiranë. Këto gjetje kanë implikime të rëndësishme në lidhje me debatet më të fundit për strehimin, sidomos në Angli.

Cilësia e shtëpisë

Shëndeti më i keq i qiramarrësve individë në studim mund të reflektojë cilësinë mesatare të ulët të shtëpive në këtë sektor. Shtëpitë e marra me qira nga individë a familje, për shembull, kanë më shumë gjasa të kenë lagështi se sa shtëpitë me qira sociale ose shtëpitë ku pronarët vetë jetojnë, dhe aq më pak të kenë ngrohje qendrore.

Përpjekjet për të përmirësuar cilësinë e shtëpive me qira në Angli kanë kanë shkuar deri në parlament për të luftuar, duke ngritur pyetje rreth konfliktit të interesit që kanë deputetët që janë gjithashtu pronarë tokash. Pavarësisht nga kjo, pronarëve të Britanisë së Madhe nga muaji mars do tu kërkohet që të kujdesen të ruajnë gjendjen e pronave të tyre në një standard të banueshëm, me rrugë të reja të korrigjimit për qiramarrësit ku këto standarde nuk plotësohen.

Por analizat e studimit nuk arritën të konstatonin një gjetje të ngjashme për lidhjen mes shëndetit dhe qiramarrësve të banesave sociale, ku një standard minimal ligjor për strehim (Standardi i Shtëpive të Detyrueshme) tashmë ekziston dhe sugjeron që këto mbrojtje të reja mund të përmirësojnë shëndetin e qiramarrësve privatë.

Përballueshmëria

Studimi zbuloi se pagesa proporcionalisht të larta në raport me të ardhurat për shpenzime shtëpie ishte e lidhur pozitivisht me shëndetin e qiramarrësve. Kjo ishte një gjetje e habitshme duke pasur parasysh rezultatet që lidhin strehimin më të përballueshëm me shëndetin më të mirë, por me gjasë më tej, kjo gjetje thekson një lidhje me cilësinë e strehimit.

Qiramarrësit janë të gatshëm të shtrëngohen financiarisht për të patur një banesë të denjë dhe cilësore për të jetuar dhe shmangin në këtë mënyrë impaktet negative të shëndetit si rrjedhojë e shtëpive të varfra. Këto gjetje mbështesin përpjekjet për të përmirësuar përballueshmërinë e strehimit, duke sfiduar transferiomin nga shtëpitë sociale në ato më të shtrenjta "me qira të përballueshme", dhe zvogëlimin e përfitimeve të strehimit.

Strehimi social

Në mbështetje të kësaj, Qendra e strehimit për bamirësi ka theksuar rëndësinë e rritjes së ndërtimit të banesave sociale.

Pavarësisht se të kushtueshme, 10,7 mld paund, kursimet që rrjedhin prej reduktimit të shpenzimeve për strehim (që aktualisht i kushtojnë qeverisë në Mbretërinë e Bashkuar rreth 21 miliardë paund në vit) dhe rritja e produktivitetit nënkuptojnë se ngritja e 3.1mln shtëpive, ripaguhet vetë brenda 40 viteve.
Rezultatet e studimit sugjerojnë kursime potenciale të mëtejshme për të përmirësuar shëndetin.

Përpos kësaj, rritja e ndërtimit të shtëpive mund të trajtojë mungesën e theksuar të të shtëpive të përshtatshme për njerëzit me aftësi të veçanta, që implikojnë shëndetin, mirëqënien dhe punësimin.

Natyrisht, siç rezulton, strehimi social nuk shfaqet pa problematika, por rregullimi dhe zbatimi i sugjeruar në raport, së bashku me përmirësimet për shkak të Aktit të Shtëpive (Fitness for Human Habitation), duhet të bëjnë përmirësime të rëndësishme.

E drejta për të blerë

Ndërkohë, një raport i kohëve të fundit zbuloi se mbi 40% e shtëpive në Londër të shitura përmes skemës së të Drejtës për të Blerë tani janë në sektorin privat me qira. Ky nivel është i ngjashëm me gjetjet e mëparshme.

Si dhe implikimet e rëndësishme për stokun e strehimit social dhe shpenzimet qeveritare, rezultatet e studmit tregojnë se ky ndryshim mund të ketë ndikim të konsiderueshëm në shëndetin dhe siguron mbështetje shtesë për thirrjet për pezullimin ose përfundimin e të drejtës për të blerë në Angli, në vend që ta shtrijë atë , siç qeveria aktualisht planifikon (E drejta për të blerë është pezulluar tashmë në Skoci dhe Uells).

Siguria

Cilësia e strehimit nuk është mënyra e vetme përmes së cilës jetesa në një shtëpi cilësore ndikon në shëndet. Shëndeti i keq i ndërlidhur me qiramarrjen private dhe shëndeti më i mirë duke patur shtëpi të veçuara tregon nga dëshmi të mëparshme që implikojnë edhe sigurinë, autonominë dhe kontrollin e shëndetit përmes strehimit.
Studimi konkludon rëndësinë e të menduarit për politika strehimi gjithpërfshirëse. Politika duhet të njohë rolet e larmishme dhe të rëndësishme që luan strehimi në jetën e njerëzve, dhe të caktojë prioritet funksionin e saj si shtëpi, e jo thjesht dhe vetëm si pasuri.

*Burimi: Forumi Ekonomik Botëror


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë