Ne rrjet

Si shpërtheu virusi në një call center në Korenë e Jugut

Call Centerat janë kthyer në një nga rreziqet  më të mëdha të përhapjes së koronavirusit në Korenë e Jugut, pak pasi qeveria e vendit aziatik filloi të vinte nën kontroll përhapjen e epidemisë.

Shpërthimi i koronavirusit në një nga call centerat më të mëdhenj në Seulit ka ngritur alarmin se virusi po përhapet në rajonin më të populluar të Koresë së Jugut.

Më shumë se gjysma e 51 milion banorëve të Koresë së Jugut jetojnë në zonën metropolitane të Seulit.

“Deri më tani, 93 punonjës së një call centeri kanë rezultuar me koronavirus”, tha kryetari i bashkisë së Seulit Park Won-se. “Numri i të prekurve mund të rritet pasi po testohen njerëzit që kanë punuar në katet e tjera të ndërtesës.”

Ndërsa shumica e punëtorëve të infektuar jetojnë në Seul, disa prej tyre kanë lëvizur nga qytetet e afërta , duke ngritur shqetësimin për një përhapje më të gjerë të virusit përmes tranzitit publik.

“Punëtorët e call centerave mund të jenë të prekshëm sepse punojnë me orë të gjata në hapësira të mbyllura,  të mbushura me shumë njerëz”, tha Yoon Tae-ho, një zyrtar nga ministria e shëndetit e Koresë së Jugut.

Park tha se Seuli po heton kushtet e punës së më shumë se 400 call centerave në qytet dhe do se t'i shtyjë punëdhënësit t’i lejojë punonjësit të punojnë nga shtëpia.

Shumica e 7,755 të infektuarve në Korenë e Jugut e morën virusin në degën lokale të Kishës së Jezuit, dhe në javën e kaluar, autoritetet shëndetësore përfunduan testimin e mijëra anëtarëve të kishës.

Pjesa më e madhe e luftës kundër virusit në Korenë e Jugut janë përqendruar në izolimin e pacientëve dhe gjurmimin e kontakteve të tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë