Ne rrjet

Si protestuesit iranianë demaskuan lojën e vjetër të regjimit ‘Përça dhe sundo’

Në Iran, pas dekadave të ndarjes shoqërore dhe përjashtimit nga Republika Islamike të shumicës dërrmuese të iranianëve në favor të një pakice të vogël besimtarësh, një komb tani është ngritur për të luftuar ndarje ose aparteidin në të gjitha format e tij.

Ndoshta për të tërhequr vëmendjen më të gjerë në mbarë botën dhe për të fituar simpatinë e demokracive perëndimore, shumë i kanë cilësuar protestat e vazhdueshme të Iranit si një ‘revolucion i grave’ ose ‘revolucioni i parë i grave’.

Por ajo që po ndodh në Iran është edhe më e madhe se kaq, një revoltë unike kundër një regjimi jashtëzakonisht negativ dhe kriminal.

Lëvizja e grave në Iran shpesh kishte të bënte me faktin se burrat nuk u dhanë kurrë mbështetje të mjaftueshme grave në luftën e tyre për të drejtat e tyre. Megjithatë, zërat e burrave kanë qenë të qartë në këto protesta, siç ishin në raundet e mëparshme, të përgjakshme të protestave kundër regjimit në 2009, 2017-18 dhe 2019.

Madje mund të jetë e drejtë të pretendohet se në të gjitha ato protesta, zërat e gjysmës së meshkujve të popullsisë ishin edhe më të zhurmshme se ajo e gjysmës së femrave.

Këtë herë, vrasja e Mahsa Amini, një 22-vjeçare, u bë shkas që ka ngritur të gjithë shoqërinë për të ripërtërirë me guxim kërkesat që ka bërë vazhdimisht më parë.

Regjimi në Teheran duhet të jetë i tmerruar.

Vdekja e një vajze u bë një thirrje për të gjitha grupet shoqërore që kanë një qëllim, rënien e Republikës Islamike dhe fashizmit të saj.

Sloganet “Gruaja, Jeta, Liria” dhe “Burri, Atdheu dhe Prosperiteti” gjejnë kuptim brenda këtij bashkimi.

Të dyja parullat në fund shpjegojnë unitetin dhe përfshirjen për të gjithë iranianët dhe nxjerrin në pah fiksimin prej 40 vitesh tashmë të regjimit me imponimin e barrierave subjektive dhe nxitjen e segmentimit dhe mosmarrëveshjes midis shoqërisë.

“Përça dhe sundo ishte dhe mbetet motoja e tyre.”

Regjimi në Teheran duhet të jetë i tmerruar tani teksa shikon një spektakël të unitetit kombëtar, rajonal, etnik, gjinor dhe klasor, dhe shembjen e të gjithë kufijve të tij.

Burimi: World Crunch/Përshtati Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë