Vende dhe Udhetime

Si po e shpëton Xhamajkën trashëgimia e James Bond?

Në vitin 1949, Ian Fleming bleu një bllok bardhë lëkure, me disa gërma të stampuara prej ari dhe e mori me vete kur u nis nga Londra në Xhamajkën e tij të dashur. Mes bukurive dhe thellësive të jashtëzakonshme të Xhamajkës, ai do të shkruante një roman legjendar për një spiun britanik. Gjashtëdhjetë vjet më vonë, Xhamajka e virgjër e autorit të James Bond ndodhet në rrezik. Peshkimi pa kriter ka rrezikuar habitatin e barakudës, ndërkohë që peshkimi me dinamit ka pasur efekte katastrofike për natyrën. Megjithatë, gjatë shtatë viteve të fundit, një ish-ekzekutiv i kompanisë “Record” ka ngritur dalëngadalë një rrjet të madh ambientalistësh për të ndihmuar në mbrojtjen e ekosistemit kudo përreth shtëpisë së Fleming.

Ian Fleming në famullinë e Shën Marisë në Xhamajka, në vitin 1964.

Chris Blackwell themeloi ndër të tjera kompaninë “Island Records” dhe nisi karrierën e Bob Marley, Ai është djali i Blanche Lindo, mik i ngushtë i Fleming, dhe tani zotëron ishullin Outpost. Perla e saj është “GoldenEye”, ku mysafirët mund të marrin me qira vilën origjinale të Fleming pranë fshatit Oracabessa Xhamajka po pëson një rritje të pashembullt. Ministria xhamajkane e Industrisë, Investimeve dhe Tregtisë iu bashkua iniciativës  së kompanive private për të krijuar "Brand Jamaica", një iniciativë që vë në dispozicion 10 miliardë dollarë për të gjitha kompanitë që duan të ndërtojnë atje.

Chris Blackwell

Me ndihmën e personazheve të pasur si Jay-Z dhe Beyonce, Blackwell i ka përqendruar burimet e tij në ruajtjen e ekosistemeve detare të Xhamajkës, duke luftuar shkatërrimin e koraleve dhe kërcënimin që vjen nga dollarët e dhënë falas për një zhvillim më të shpejtë. Në kohën e Fleming, Oracabessa ishte një port i madh peshkimi. Por gjithçka ndryshoi pas pavarësisë së ishullit nga Britania e Madhe në vitin 1962. Mes përleshjeve politike dhe rënies ekonomike, peshkimi doli nga kontrolli. Peshkatarët shkatërruan shkëmbiinjtë nënujorë në përpjekje për të kapur peshk me dinamit, e cila së bashku me ndryshimet klimatike, ka arritur të zvogëlojë habitatin. Sot, Xhamajka ka një nga rezervat më të varfëra të peshkut se çdo komb tjetër.

Jonathan Gosse, drejtor ekzekutiv i fondacionit të Blackwell krijoi një zonë ku nuk lejohej peshkimi, përgjatë gjjithë Oracabesas. Ai shpreson që zona e mbrojtur të rimbushet me gjallesa, duke filluar nga peshku tek luani i detit dhe midhjet. Gosse arriti të negocionte një marrëveshje me udhëheqësin e komunitetit, i cili përfaqëson 100 peshkatarë lokalë. Gjatë shtatë viteve të fundit, zona ku nuk lejohet peshkimi ka qënë e suksesshme, duke rritur biomasën e peshkut me 1.800 për qind dhe mbulimin e koraleve me 150 për qind dhe duke reduktuar algat me 40 për qind. Disa fshatra të tjerë në Xhamajka po kopjojnë këtë model. Në janar, u hap një tjetër zonë ku nuk lejohej peshkimi, rreth 30 minuta në lindje të Oracabesas.

Sean Connery, Ursula Andress dhe John Kitzmiller në filmin "James Bond" të vitit 1962 "Dr. Jo. "

Rezervat e varfra të peshkut janë vetëm një aspekt i krizës mjedisore të Xhamajkës. Gjuetarët dhe trafikantët e kafshëve të egra vrasin krokodilat dhe breshkat detare. Shumica e tyre po mbijetojnë falë një pensionisti britanik  që punon për fondacionin  e Blackwell. Ai ka bindur banorët vendas të kujdesën për breshkat e vogla dhe t’i hedhin në mënyrë të sigurtë në det.

"Në Oracabessa, peshkatarët janë kthyer në kapitenët e vërtetë të zonës-thotë Blackwell- Për mua, për të gjithë ne, është një mrekulli të shohim se çfarë është arrityr brenda disa vitesh, sa shumë peshk është rikthyer përsëri. Megjithatë peshqit nuk kanë më frikë nga qeniet njerëzore, ata kanë hequr dorë nga frika e tyre për t'u kapur.”/Bloomberg/   


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë