Vende dhe Udhetime

Si një dallgë gjigande! Magjia e maleve shqiptare fotografuar nga Italia

Në pamje të parë duket si një dallgë gjigante e prodhuar pas një tsunami të denjë për skenaret apokaliptike hollivudiane, por jo.

Në imazhet e mëposhte është magjia e maleve të Shqipërisë shkrepur nga përtej detit. Maria Pacoda është një italiane e apasionuar pas fotografisë dhe natyra e bekoi udhëtimin e saj në Salento me një ditë të mbushur me ajër të pastër e të kthjellët, aq të kthjellët sa të arrinte që të shquante pastër bregdetin shqiptar.

Fotot janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe në versionet online të gazetave më të mëdha italine, si La Repubblica dhe Corriere.

Sigurisht, për të shkrepur fotografinë perfekte përveç talentit duhet kohë, durim dhe pak fat, megjithatë, kjo nuk është hera e parë që toka shqiptare shquhet kaq qartë nga brigjet e Barit në Itali. Në 2015, Cosimo Tronos, një fotografi italian fiksoi nga përtej brigjeve, plot 70 kilometra distancë, Malësinë e Labërisë.

Cosimo priti kushtet e duhura klimatike, erëra nga veriu dhe ajër të pastër që i siguronte një pamje më të pastër dhe më të thellë. Përveç këtyre një ndihmë dha edhe Punata Palascia, pjesa më e lartë në Otrantos në Itali, ku fotografi italian u ngjit në orët e para të të një dite të ftohtë dimri të atij viti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë