Mjedis

Si ndikuan shpenzimet për Covid-19 në dëmtimin e mjedisit

Biliona dollarë të shpenzuara në shpëtimin e ekonomive në të gjithë botën nga kriza Covid-19 por po përkeqësojnë krizën e klimës dhe dëmtojnë natyrën sepse qeveritë nuk kanë arritur të përmbushin premtimet e një "rimëkëmbje të gjelbër" nga pandemia.
Vetëm rreth një e dhjeta e ndihmave prej 17 bilion dollarë të dhëna nga qeveritë që nga fillimi i pandemisë u shpenzuan në aktivitete që ulën emetimet e gazeve serë ose rivendosën botën natyrore, sipas analizës nga kompania analitike "Vivid Economics" botuar të Enjten.

Nga shpenzimet totale, shumica shkuan në masa emergjente, të tilla si pagesa të pagave, për të mbajtur ekonomitë në këmbë. Por rreth 4.8 bilion dollarë ishin shpenzime, duke përfshirë shpenzimet për ndërtimin e rrugëve, rimëkëmbjen e kompanitë ajrore dhe rritjen e prodhimit të ushqimit duke pasur  një ndikim në mjedis dhe Vivid Economics zbuloi se shumica e këtij ndikimi ishte negativ.
Rreth 3 biliondollarë u shpenzuan në mënyra që do të rrisnin emetimet e gazeve serë dhe do të dëmtonin botën natyrore, duke tejkaluar 1.8 bilion dollarë të shpenzuar globalisht në projekte të gjelbërta, të tilla si energjia e rinovueshme dhe transporti me karbon të ulët.
Jeffrey Beyer, një ekonomist në Vivid Economics dhe autori kryesor i raportit, tha se "rimëkëmbja e gjelbër" që shumë qeveri premtuan vitin e kaluar nuk ishte materializuar.
“Padyshim qeveritë mund të kishin bërë më mirë. Ata po shpenzojnë para publike për gjëra që dëmtojnë publikun. Është thjesht tronditëse dhe e pamundur të justifikohet. Në disa raste do të kishte qenë më lirë të merreshin vendime më të mira," shtoi eksperti.

Energjia e rinovueshme, për shembull, është më e lirë se karburantet fosile për prodhimin e energjisë në pjesën më të madhe të botës, ndërsa kostoja e automjeteve elektrike gjithashtu ka rënë me shpejtësi.
Pak vende kishin marrë parasysh ndikimet e natyrës dhe në disa raste ato liruan rregulloret mjedisore, siç janë kufizimet ligjore në prerjet dhe nevoja për vlerësime të ndikimit në mjedis për zhvillimet, duke përmendur Covid-19 si justifikim.
“Ne nuk pamë një zhvendosje të mjaftueshme në shpenzimet e gjelbra. Është e vështirë të jesh optimist kur shikon provat se si ndryshimi i klimës dhe natyra nuk janë konsideruar në të vërtetë në vendimet e shpenzimeve publike kudo në botë," tha Beyer.

Ndërsa Brian O’Callaghan, studiuesi kryesor në projektin e Rimëkëmbjes Ekonomike të Universitetit të Oksfordit, tha se analiza nga Observatori Global i Rimëkëmbjes Oxford kishte gjetur më shumë se 560 shembuj të shpenzimeve pozitive për mjedisin. Ai tha se kishte ende paqartësi se çfarë do të ndodhte me shpenzimet stimuluese, sidomos me variantet e reja të Covid-19.

"Megjithë investimet e pakta të gjelbërta deri më sot, mbeten mundësi të forta për qeveritë që të kalojnë në tranzicionet e industrisë së gjelbër për të sjellë rimëkëmbjen ekonomike krahas progresit mjedisor," tha ai.
Burimi:The Guardian/Përshtati:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë