Keshilla

Si ndikojnë frutat e thata në shëndetin tonë

Frutat e thatë janë shumë të pasura me antioksidantë dhe nga pikëpamja ushqyese janë të ngjashme me frutat e freskëta.

Frutat e thata janë një burim i pasur i antioksiduesve, acidit folik dhe vitaminave nga grupi B. Një studim i kryer në 13,000 njerëz tregoi se të anketuarit që konsumonin fruta të thata merrnin më shumë përbërës ushqyes sesa ata që nuk hanin fruta të thata.

Megjithatë, gjithmonë duhet pasur parasysh se ky lloj ushqimi është i pasur me sheqerna natyrore, e cila është e dobishme për sportistët që kanë nevojë të marrin energji shpejt, por që duhet pasur kujdes në sasinë e sheqerit qe merret nga frutat e thatë, karbohidrateve dhe kalorive. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të shmangni plotësisht frutat e thata, por ju duhet t’i konsumoni në sasi të moderuar. Për shembull, një gotë me lëng të freskët të rrushit përmban 23 gramë sheqer, derisa një gotë e njëjtë me fruta të thata përmban 116 gramë, ose pesë herë më shumë.

Nutricionistja Lori Zanini sugjeron një gotë me fruta të thatë për njerëzit me diabet.

Frutat e thata shpesh janë një mundësi e mirë për mëngjes duke i konsumuar me kos ose bollgur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë