Mjedis

Si ndikoi izolimi i njerëzve për botën e kafshëve?

Pas shpërthimit të pandemisë së Covid-19 në të gjithë botën, Ari Friedlaender, një ekologjist detar në universitetin e Kalifornisë, Santa Cruz, u desh të braktiste punën e tij në terren në Antarktidë, ku po studionte efektet e turizmit dhe peshkimit tek në balenat. Ai ishte i stresuar, por pasi u kthye në shtëpi e kuptoi se pandemia i ofroi një mundësi të paparë për studime të ngjashme të balenave në gjirin e Monterey afër shtëpisë së tij. Izolimi kishte zvogëluar trafikun e barkave të zhurmshme, të cilat mund të stresojnë jetën detare dhe sipas tij e kolegëve të tij kjo kishte nxitur edhe një “përgjigje” te balenave pas kësaj ngjarje. Së bashku me kolegët e tij ai nisi të kryej një vëzhgim mbi këtë fakt dhe më pas studimi u mundësua nga Fondacioni Kombëtar i Shkencës.
Shkencëtarët e jetës së egër po punojnë tani për të kuptuar ndikimet e asaj që shumë po e quajnë "antropuza" ngadalësimi i veprimtarisë njerëzore të shkaktuar nga pandemia. Disa ekologjistë janë duke vëzhguar se shpendët, gjitarët dhe gjallesat ujore, po reagojnë ndaj rënies së madhe të turizmit. Disa prej ekspertëve morën pjesë në studim duke treguar të dhëna nga lëvizja e kafshëve, të mbledhura nga pajisjet gjurmuese GPS dhe kamerat e automatizuar. Në veçanti, izolimi ka krijuar eksperimente unike natyrore, duke lejuar studiuesit të krahasojnë se si kafshët silleshin para, gjatë dhe pas pandemisë. "Shumë njerëz po mblidhen për të bërë pyetje vërtet të mëdha, komplekse," thotë Nicola Koper, një biologe në universitetin e Manitoba, në SHBA.

Shoqëria Ndërkombëtare e Bio-Logging, po koordinon një përpjekje të madhe për të vlerësuar sesi lëvizja e zvogëluar e automjeteve, anijeve dhe avionëve po ndikon në sjelljen e kafshëve. Më shumë se 300 studiues kanë treguar që ata kanë të dhëna përkatëse të 180 lloje zogjsh, gjitarësh, zvarranikësh, peshqish dhe peshkaqenë në pothuajse 300 popullata studimore nga të gjitha kontinentet dhe oqeanet. "Ekziston një minierë e artë e të dhënave", thotë Christian Rutz nga universiteti i Shën Andrews.
Koper, e cila nuk ishte në gjendje të arrinte në vendet e saj fushore këtë pranverë për shkak të pandemisë, ka bashkuar një ekip të veçantë prej 16 studiuesve për të eksploruar të njëjtat lloje zogjsh në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara. Duke punuar me të dhëna nga “eBird”, një projekt shkencor qytetar i drejtuar nga Laboratori i Ornitologjisë i universitetit Cornell, studiuesit po ekzaminojnë bashkësitë e zogjve në 95 qarqe amerikane dhe kanadezë. Një pyetje që ata po shtrojnë është nëse speciet që dihet se janë më pak tolerante ndaj zhurmës, siç janë luftëtarët me shirita të verdhë, u bënë më të bollshëm rreth aeroporteve.
“Antropuza” ka bërë që disa studiues të modifikojnë shpejt studimet ekzistuese. Në Mars, gjatë javës së parë të bllokimit të rreptë të Italisë, ekologja Francesca Cagnacci i Qendrës së Kërkimit dhe Inovacionit të Fondacionit dhe Edmund Mach morën lejen e veçantë për të vizituar vendet fushore në pyjet përreth Trentino, ku ajo ka qenë duke ndjekur drerin dhe disa kafshë të tjera.
Pyjet zakonisht janë të mbushura me aktivitete, të cilat përfshijnë çiklizmin malor, gjuetinë, kampingjet e të tjera. Ndërsa, Cagnacci instaloi disa dhjetëra kamera të automatizuara shtesë, pa diçka shumë të pazakontë: dre dhe kafshë të tjera që enden përreth gjatë ditës.
"Nuk do ta harroj këtë për tërë jetën time," thotë ajo.
Tani që njerëzit janë duke përdorur përsëri pyjet, Cagnacci po vazhdon të monitorojë vendet e saj. Një vëzhgim intrigues është se jeta e egër duket të jetë më pak aktive sesa ishte para “antropuzës”.

Çfarë ndodh kur turistët largohen?
Shumë studiues po shqyrtojnë se si ndalesa në turizëm po ndikon në jetën e egër në destinacionet popullore, siç janë parqet kombëtare dhe rezervat detare. Në Galapagos Marine Reserve të Ekuadorit, Jon Witman nga universiteti Brown dhe kolegët e tyre kanë marrë përsipër një studim që të shikojnë sjelljen e kafshëve dhe se si dhe mënyrën se si po ndryshon ekosistemi. Në Bahamas, studiuesit po shqyrtojnë se si mungesa e turistëve po ndikon në dietën dhe shëndetin e iguanas shkëmbore, një hardhucë.
“Të dhënat mund të ndihmojnë ekspertet e vendeve të ndryshme të menaxhojnë më mirë turistët pasi të kthehen. Ne nuk po kërkojmë ta mbyllim këtë industri, thjesht duam të sigurojmë që ajo të jetë e qëndrueshme,”thotë Chuck Knapp, një biolog në Aquarium Shedd.
Studiuesit detarë, ndërkohë janë duke u kthyer në kryqëzime dhe mikrofona për të kuptuar se si pandemia është duke ndikuar në jetën e oqeanit. Në Monterey Bay, Friedlaender dhe kolegët e tij u futën në ujë në mars dhe në fillim të majit, kur trafiku i anijeve ishte minimal. Ndërkohë kur ku kthyen në laborator, ata do matën nivelet e kortizolit, hormonit të stresit. Pastaj, ata planifikojnë të mbledhin mostra të reja gjatë vitit të ardhshëm, kur lëvizja e anijeve pritet të rritet. Duke krahasuar mostrat, ata shpresojnë të gjejnë një sinjal të qartë se sa stres, krijohet për balenat nga zhurmat.
Një projekt i quajtur Eksperimenti Ndërkombëtar i Oqeanit të Qetë (IQOE) shpreson të ketë një përgjigje për këtë çështje. Tani projekti synon të sigurojë sa më shumë informacion për botën nënujore dhe ër pasojat që ka lënë Cvoid-19, qoftë të mira qoftë të këqija. Shkencëtarët pranojnë se këto mundësi unike shkencore po vijnë në kurriz të shumë vdekjevr dhe vuajtjeve njerëzore. Dhe ata po shpresojnë se “antropuza” në të vërtetë është një ngjarje një herë në jetë.
"Është dicka e vecantë për ne, pasi askush nuk do të ketë mundësinë ta studiojë këtë gjë përsëri. Gjëra të jashtëzakonshme po ndodhin në ekosistemet natyrore,” thotë Witman.
Burimi:Science/ Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë