Biznes

Si mund të bëhen bizneset pjesë e Metaverse

Ka pak njerëz që besojnë se paradigma e fundit e internetit ka marre tashmë rrugën e saj: Metaverse, thonë ata, është këtu. Ky është momenti i Meta, ajo që ofron atë që njerëzit duan, edhe pse shumë kompani ende se dinë se çfarë është Metaverse dhe se a duhet të bëhen pjesë e saj.

Për kompanitë që kanë në plan të notojnë në të, duhet të dinë se edhe fillimi është i rrezikshëm dhe mund t’i mbysë.

Thelbi i Metaverse nuk është i komplikuar. Por thjeshtësisht, Metaverse përfshinë ccdo eksperiencë digjitale që është e vazhdueshme, e qëndrueshme dhe tre dimensionale, dhe sigurisht virtuale sepse nuk ndodh në botën fizike.

Metaverse na jep mundësinë për të luajtur, punuar, komunikuar, blerë dhe për t’i bërë gjërat më me qef. Është deri diku dhe emërtim i gabuar, sepse Metaverse duket sikur është një univers monolitik apo i ndërveprueshëm, sepse nuk është.

Çdo krijesë që ka një botë virtuale ka në të akses të plotë, të drejta monetare dhe kreativitet, pra shumëllojshmëri mundësish. Metaverse i referohet më shumë konceptit të botëve dhe përvojave individuale.

Një numër i mirë biznesesh po i japin formë kësaj fushe, drejtuar nga kompanitë e lojrave dhe argëtimit.

Videolojëra të famshme si Fortnite, kanë normalizuar socializimin në evente virtuale siç është loja. Platforma më të reja të lojërave, si Roblox, i jep mundësinë njerëzve të krijojnë dhe të luajnë në botët “që të përthithin”, ndonjëherë dhe me para.

“Toka e pavarur” është një botë 3D, e poseduar nga përdoruesit e tyre që munden dhe të krijojnë struktura virtuale që nga parqet tek galeritë, dhe më pas të vendosin një kosto për eksplorimin e tyre, të furnizuara nga teknologjia e blockchain-it të Etherum.

Kompani të tjera, si MetaVRse dhe Unity po krijojnë makineri për zhvillimin e këtyre lojërave dhe krijimin e përmbajtjeve për AR dhe VR.

Mjedisi përthithës i metaverse nuk është vetëm një kontakt konsumator-kompani. Aty ka aplikimi për kirurgë të ardhshëm, për tregti dhe punë të tjera.

Kompania e teknologjisë, Nvidia, beson se investimi në metaverse me logjistikë dhe prodhim. Do të reduktonte humbjet dhe do të rriste performancën e bizneseve.

Micosoft, gjithashtu po bëhet pjesë e metaverse, me krijimin e avatarëve, versioni virtual i njeriut.

Në periudhën post-Covid, puna hibride apo nga distanca ndërthurur me bizneset virtuale do të bëhen normaliteti i ri.

Kompanitë që po presin ende radhën, duhet të gjejnë balancën e tyre në këtë ekuacion të rrezikshëm.

Interesi për metaverse po rritet dhe më tej me sjelljen e re të blerjeve online. Ajo po i zë vendi tregtisë fizike, sidomos në SHBA dhe Kinë.

Kështu, rrjete sociale përfitojnë nga kjo ndërthurje.  Sallonet virtuale, shfaqjet e modës dhe dhomat e zhveshjes papritmas kanë potencialin të kalojnë nga eksperiment në realitet. Dhe njerëzit nuk po shesin vetëm mallra fizike. Sotheby's së fundmi njoftoi galerinë e saj metaverse për artin virtual, të vendosur në Decentraland. Modele të reja biznesi për influencuesit, mallrat virtuale, duke përfshirë tokenat jo të këmbyeshëm (NFT), të cilat janë krijime të tregtuar në blockchain.

Markat duhet të jenë gjithmonë në modalitetin "testo dhe mëso". Metaverse është një përsëritje e përdorimit të internetit në fillimet e tij, por këtë herë nuk ka të ngjarë të rrish vetëm ulur.

Kompanitë duhet të zgjedhin publikun e tyre. Ata që duan të bëhen pjesë e Metaverse, janë të rinjtë, por si do të arrijnë kompanitë tek ata?

Duhet të ruajnë konkurrencën. Kompanitë të ofrojnë tema dhe krijime gjithëpërfshirëse dhe dinamike për klientët.

Kompanitë duhet të kontrollojnë herë pas herë mundësitë e aplikimit dhe incentivave në ketë fushë, që mund t’i japë atyre qëndrueshmëri afatgjatë dhe të rrisë inovacionin.

Por fillimisht, bizneset e interesuara duhet të planifikojnë si do të hynë në Metaverse. Konceptin që do të kenë, të testojnë sjelljet e konsumatorëve, por edhe të mass media-s.

Nëse janë tashmë pjesë e Metaverse, bizneset duhet të bëjnë saktë llogaritë duke ditur se një hapësirë e re si kjo do të ketë dhe rreziqe dhe shpërblime. Lajmi i mirë është që pandemia an ka bërë më elastikë dhe qartazi ka dhe përvoja që dështojnë.

Më e rëndësishmja, njerëzit në marketingun e një kompanie, ose rolet drejtuese duhet të fillojnë të mendojnë se si të çlirojnë kreativitetin e tyre. Dhe, një ditë, ka të ngjarë të dëshirojmë të kalojmë pa probleme nga botën reale në atë virtuale. Ky do të jetë kufiri tjetër.

Burimi: Harvard Business Review/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë