Jete & Stil

Si mund ta ndryshojmë ngjyrën e flokëve sipas stinës?

“Jeta fillon nga e para kur koha bëhet e freskët në vjeshtë”, shkroi F. Scott Fitzgerald në “The Great Gatsby”. Hapi i parë drejt rikrijimit? Të ndryshosh ngjyrën e flokëve sigurisht. “Është e gjitha për ta bërë flokun tënd më të pasur, më të ngrohtë apo më të freskët ndërsa heqim qafe tonet e padëshiruara që kanë ardhur nga dielli”, thotë ekspertja Aura Friedman e cila sugjeron pastrimin e flokëve me një shampo të përshtatshme për të larguar dëmin e shkaktuar nga zbehja që shkaktojnë rrezet e diellit, klori dhe uji i detit. Pasi flokët të jenë pastruar tërësisht, ju mund të zgjidhni se çfarë ngjyre doni të provoni, thotë ajo.

Më poshtë janë ngjyrat më të kërkuara të vjeshtës

Bjondet – Për bjondet nuk ka kohë më të mirë se vjeshta për të përqafuar ngrohtësinë. Pse? Sepse “hijet në ngjyrë gri dhe bezhë ju zbehin çehren e fytyrës”, shpjegon Rita Hazan, gruaja e cila kujdeset për flokët e Beyonce. Një tjetër stilist bie dakord me të : për një ngjyrë të ndezur me një shkëlqim të këndshëm, ai në fillim krijon dimensione fijesh në ngjyrë gjalpi dhe më pas i përforcon ato me një shkëlqim të artë.

Brunet – Përpara se një brune të provojë një ngjyrë më të ndezur, në fillim ajo duhet ti errësojë pak flokët. “Zakonisht bruneve u zbardhen pak flokët në verë, prandaj duhet të provosh një apo dy hije më të errëta në fillim, për të kundërvepruar me ndonjë ngjyrë të kuqe apo portokalli”, thotë Hazan.

Kokëkuqet – Qoftë një ngjyrë portokalli e shpëlarë apo një e kuqe e ndezur, shmangni hijet e ftohta. “Hijet e ngrohta si gështenja kanë tendencën të duken më bukur”, shpjegon Hazan e cila mendon se kokëkuqet duhet të kenë nje ngjyrë të vetme dhe të shmangin fijet. Për ta mbajtur ngjyrën sa më të gjallë, mund të përdorni një shampo të posaçme gjatë dushit për të mbrojtur ngjyrën dhe për ti dhënë një shkëlqim ekstra. Nëse do të provosh ombret, ngjyrat si bakri apo luleshtrydhja janë më të përshtatshme.

Flokët me nuanca të errëta – Kur temperaturat fillojnë të bien, asgjë nuk shkon më shumë me flokët sterrë të zeza se një lejla e ftohtë apo një nuancë e kuqe e shoqëruar me shkëlqim. Por nëse doni diçka më të lehtë, fijet në ngjyrë kanelle të ëmbël janë çelësi : “Ato shtojnë shkëlqim sa herë që floku lëviz”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë