Libra

Si kontribuoi Virginia Woolf në emancipimin e grave

Virginia Woolf, shkrimtarja dhe aktivistja britanike e lindur më 25 janar 1882 dhe që ndërroi jetë më 28 mars 1941, mbahet mend si një nga shkrimtaret më të guximshme që ndihmoi në ndryshimin e rolit të grave në shoqëri.

Roli i grave në shoqëri

Në dekadat e para të shekullit të njëzetë, gratë ishin të edukuara për t’iu nënshtruar figurës mashkullore.

Grave u mësohej të të përmbushnin detyrat e shtëpisë, t’u nënshtroheshin dëshirave të kryefamiljarit, të mos aspironin për një profesion ose pavarësi. Vetë Virginia Woolf në të gjitha fazat e jetës së saj u desh t’i nënshtrohej së pari babait, vëllezërve të saj dhe së fundi burrit të saj. Rregullat e shoqërisë në fillim të shekullit të njëzetë dëshironin që gratë të mos kishin të drejtë për të punuar dhe, shpesh, madje edhe për të vazhduar arsimin.

Liria e mendimit në librat e Virginia Woolf

Në librin e saj “Një dhomë më vete”, shkruar në vitin 1929, Virginia Woolf shkruan: “Një grua duhet të ketë lekë dhe një dhomë të sajën për të shkruar romane”. Përmes kësaj fjalie, Woolf shpreh atë që sipas saj është rruga drejt emancipimit: pavarësia ekonomike dhe, mbi të gjitha, kulturore. Shkrimtarja këmbëngul shumë për këtë pikë dhe dëshironte të trondiste mendjet e shoqërisë së fillimit të shekullit XX, duke deklaruar, në të njëjtin tekst, se edhe nëse një grua është e detyruar të ndjekë rregullat, askush nuk mund t’i heqë asaj lirinë e mendimit:

“Ju mund të bllokoni të gjitha të gjitha raftet e librave nëse dëshironi, por nuk ka asnjë portë, asnjë bllokim, asnjë rrufe në qiell që mund të rregullojë lirinë e mendjes sime”. (Një dhomë më vete)  

Pothuajse në të gjithë librat e saj, personazhet e saj femra përjetojnë një dilemë morale midis asaj që është e drejtë për shoqërinë dhe asaj që dëshirohet. Në librin “Zonja Dalloway”, për shembull, protagonistja tregon një guxim të madh, aq sa ajo vë në pikëpyetje idetë e burrit të saj, duke pasur parasysh faktin që në atë periudhë gratë nuk janë të detyruara të kundërshtojnë zgjedhjet e kryefamiljarit.

Një fat tragjik

Pavarësisht angazhimit të etur të shkrimtares për të ndjekur betejat e saj për të përmirësuar statusin e grave në shoqëri, Woolf vuante nga depresioni i rëndë. Në moshën 59-vjeçare, shkrimtarja mendohet të ketë kryer vetëvrasje duke mbushur xhepat e rrobave të saj me gurë dhe duke u hedhur në det për t’u mbytur. Fjalët e saj të fundit ishin: “Jam e sigurt se do të çmendem përsëri, ndiej që nuk mund të kalojmë një tjetër nga ato kohërat e tmerrshme dhe nuk do të shërohem kësaj here”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë