Treg

Si kompanitë ju bëjnë të paguani më shumë për të njëjtin produkt

Nuk janë vetëm kompanitë ajrore; konsumatorët po paguajnë për gjithçka, më shumë nga atletet deri tek kamionët.

Kompanitë bëjnë të pamundurën për t'i bërë konsumatorët të shpenzojnë më shumë në të mira.

Fashion Drop (Produkte të imituara të firmave të shtrenjta)

Pas rritjes së bizneseve me multimiliarda dollarë duke përhapur zinxhirin e tyre të produkteve dhe numrin e vendndodhjeve ku ata shesin, brandet europiane të luksit përfshirë Louis Vuitton dhe grupin Burberry Plc po garojnë për ta kthyer mungesën në ekuacion. Vendet e Veshjeve të Stilit të Rrugës (Streetwear style) janë frymëzimi – dhe të gjitha stilet e ngjajshme si për Supreme ose shpenzimet mbi 200 $ për atletet e Kanye West "Yeezy" Adidas.
Burberry po shet t-shirtet dhe bluzat dimërore me kapuç nën logon e saj me një ritëm të paimagjinueshëm 24 orësh. Krijuesi i xhupave me pupla Moncler SpA ka anuluar sfilatën e javës së modës për shkak të rritjes së kërkesave për blerje dhe po bashkëpunon në mënyrë të limituar për të plotësuar kërkesat me një kast të dizainerit Japonez DJ Hiroshi Fujiëara. Markat hedhin bast se blerësit nuk do të kenë maturi kursimi përballë produkteve të tyre të rralla dhe për shembull janë në gjendje të harxhojnë gati 600$ për bluzen me kapuç të Burberry që sapo ka dalë.—Robert Williams

Shrink-flation

*Shrink-flation është një rritje e përgjithshme e nivelit të çmimeve për njësi, peshë ose volum, e shkaktuar prej rënies në peshë ose sasi të një produkti të shitur. Çmimi për një copë të produktit të paketuar mbetet i njëjti ose edhe mund të rritet.
Shpesh më pak, në të vërtetë është më shumë. Thjesht pyet kompanitë që tkurrin madhësinë (sasinë, peshën)  e produkteve për të mbajtur çmimin të qëndrueshëm, por që sërish të mbajnë pas vetes konsumatorët. Me të ashtuquajturin shrink-flation—një strategji e përdorur për produktet përfshirë akulloren dhe karamelet—çdo njësi e shitur fiton pak më shumë se zakonisht.

Në Mbretërinë e Bashkuar, ku një paund i dobët ka rritur çmimin e ushqimeve dhe të materialeve të papërpunuara, karamelet si produktet Snikers të kompanisë Mars Inc. Brandi Nestlé SA’s Häagen-Dazs brand tkurri përmasat e mbajtëseve të produkteve nga16 ounces në 14 oz., duke ruajtur çmimin të njëjtë. Shpesh taktika është konsideruar si inovacion i produktit. Coca-Cola Co. prezantoi shishe prej 8.5-oz.që mund të kushtojnë deri në gjashtë herë më shumë për njësi sa bacing sodas të shitura në paktimet tradicionale 12-njësi prej 12-oz.. Megjithatë, kompanitë duhet të jenë të kujdesshme.

Disa blerës mund të vërejnë ndryshimet tek produktet e tyre të preferuara—dhe nuk do të jenë të kënaqur për këtë. Në 2016, pasi Mondelēz International Inc. optimizoi ‘shufrat e saj’ për të reduktuar sasinë e çokollatës për të shkurtuar kostot, klientët e saj të mllefosur u ankuan në faqen e kompanisë në Facebook. Në 2018, Mondelēz u kthye në sasinë origjinale. —William Mathis

Auto Bundles

Termi Insurance Bundle nënkupton që një klient ka më shumë se një produkt të siguruar me të njëjtën kompani të siguruar (sigurimi i shtëpisë dhe makinë). Në vend që të inkurajohen klientët për të blerë më shumë produkte prej tyre , siguruesit shpesh sugjerojnë produkte të ndryshme në një paketë që ofron ulje.
Kohët më të mira për tregun e automjeteve të SHBA-ve janë parë gjerësisht të jenë në pasqyrën e pasme të industrisë. Shitjet patën një rekord vjetor dy vjet më parë dhe një industri që është aq ciklike sa kjo, ndoshta do të vazhdojë të zbresë në 2019-ën. Ende Detroiti po përpiqet të ketë sa më shumë të ardhura pavarësisht shitjeve “shrinking”. Mesatarja e kostos së një makine të re ishte më shumë se 37,000 $ në Tetor, sipas të dhënave më të fundit mujore prej Kelley Blue Book. Rritja ishte 3 %—më shumë se 1,100$—prej vitit të kaluar.

Ekonomia Premium

Linjat ajrore të ndryshme lënë shumë udhëtar thellë të pakënaqur. Dhe me klasën e biznesit gjithnjë e më shumë të shtrenjtë për shumicën e udhëtarëve, linjat ajrore amerikane kanë filluar të ofrojnë seksione të ekonomisë premium në shumë fluturime ndërkombëtare.

Ekonomia premium: Çmimet janë afërsisht dyfish dhe nganjëherë shumë më tepër, ndërkohë që, ushqime paksa më të këndshme dhe një ekran. -Justin Bachman

*Brandet e grave
Disa kompani kanë gjetur një rrugë të fuqishme për të vendosur çmime të larta për të mirat: duke targetuar gratë.Një studim i Departamentit të Çështjeve të Konsumatorëve të New York City zbuloi se gratë paguajnë 13 % më shumë se burrat për produkte të mirëmbajtjes personale në këtë qytet. Shitësi me pakicë Boxed.com, që e quan këtë “pink tax,” ka thënë se bazuar për njësi, gratë shpesh paguajnë dy-fish për brisqet, 10 % më shumë për larësa trupi, dhe 8 % më shumë për deodorante. Si pjesë e marketingut të tij, Boxed.com i ul çmimet për disa produkte për të kompensuar çmimin e lartë gender dhe u vendos produkteve në ueb etiketa si “pink tax free”. —James E. Ellis

Nga Robert Williams, Justin Bachman, Gabrielle Coppola, Keith Naughton, dhe Craig Trudell

*Burimi: Bloomberg.com


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë