Treg

Si industria e bulmetit do të shpëtojë qumështin

Kanë qenë muaj të vështirë për industrinë e qumështit të Amerikë. Dean Foods, përpunuesi më i madh i qumështit në vend, aplikoi për falimentim në nëntor. Borden, një perator tjetër i madh, ndoqi edhe ai hapat e falimentimit në janar.

Shitjet e qumështit të lopës kanë rënë në mënyrë të vazhdueshme ndër vite në Amerikë.

Dhe çmimet e paqëndrueshme të tij - të cilat përcaktohen nga një sistem arkaik - shtrydhin fermerët e qumështit dhe përpunuesit e tij me çdo luhatje. Presionet e kanë bërë të vështirë për prodhuesit e qumështit dhe blerësit të konkurrojnë me shitësit me pakicë të integruar vertikalisht, siç është Kroger, të cilët e përpunojnë vetë qumështin.

Ndërkohë, sektori alternativ i qumështit po rritet shpejt. Shitja me pakicë e qumështit të tërshërës është rritur në mbi 600% vetëm për një periudhë 12-mujore që përfundoi në nëntor, dhe zinxhirët kryesorë të kafesë, përfshirë Starbucks dhe Dunkin, po shtojnë në menutë e tyre qumështin e tërshërës. Edhe pse këto shitje janë të zbehta në krahasim me shitjet e qumështit tradicional, ato komplikojnë një industri që tashmë është konsoliduar por po ka vështirësi të tejskajshme.

E parë si tablo gjithpërfshirëse, mund të duket sikur biznesi i qumështit po shkatërrohet.
Por nuk është kështu, argumentoi Marin Bozic, një asistent profesor në departamentin e ekonomisë së aplikuar të Universitetit të Minesota.

Qumështi nuk po vdes. Po evoluon.

"Është e dhimbshme," tha ai, duke shtuar se "disa modele biznesi nuk do të jenë më të qëndrueshëm". Por në fund të fundit, tha ai, kjo periudhë do të çojë në një sistem më të shëndetshëm që i përgjigjet më mirë ndryshimit të nevojave të konsumatorit.”
Ka pika të ndritshme në sektor. Konsumatorët amerikanë mund të jenë “ftohur” me qumështin tradicional, por shitjet e qumështit pa laktozë dhe me prejardhje bimore janë në rritje.
Dhe blerja e fundit e Coca-Cola e një markë të re, inovative të qumështit sugjeron që mundësitë për rritje të mbeten.

Një skemë e ndërlikuar e çmimeve

Qeveria ka rregulluar çmimet e qumështit që nga vitet '30.

Sot, shumica e përpunuesve duhet të paguajnë një çmim të caktuar minimal për qumështin e lëngshëm. Ky çmim përcaktohet në bazë të një sërë faktorëve, përfshirë çmimet e gjalpit, djathit, qumështit të thatë jo të yndyrshëm dhe hirrës së thatë.

Çmime të ndryshme përcaktohen për qumështin kur përdoret si përbërës në akullore, kos, djath, gjalp dhe produktet e tjera të qumështit, në vend që të shiten direkt te konsumatorët si qumështi i lëngshëm.

"Ekziston një zakon i vjetër në industrinë e qumështit që vetëm pesë njerëz në botë e dinë se si çmimi i qumështit në SH.B.A. vendoset dhe katër prej tyre kanë vdekur", tha John Newton, kryekonomist pranë Farm Bureau, një grup lobues. "Vendosja e çmimit të qumështit është shumë, shumë komplekse."

Çmimet minimale të qumështit përcaktohen nga qeveria për shkak të kufizimeve unike të sektorit të qumështit, shpjegoi Bozic. Qumështi është i tretshëm, kështu që prodhuesit nuk mund të rezervojnë në mënyrë strategjike produktin e tyre ndërsa konsumatori kërkon ndryshimin. Dhe djathi, një produkt më i qëndrueshëm për raftet, ndryshon ndërsa plaket. Një dysheme mbi çmimet e qumështit ndihmon si incentivë fiskale ndaj fermerëve për të qëndruar në një biznes të paparashikueshëm dhe ofron një rrugë shpëtimi kur është e nevojshme.

Disa fermerë nuk ishin në gjendje të përballonin ciklin e çmimeve të ulëta të qumështit, i cili u zgjat më shumë se zakonisht për shkak të një teprice globale të qumështit dhe të luftës tregtare, ndër të tjera.

Sistemi "ia vlen të rishikohet", tha Tony Sarsam, CEO i Borden. Shumë rregullore "përkeqësojnë … sepse ka kaq shumë ndërhyrje të ndryshme". Borden theksoi se rritja e fundit e çmimeve të qumështit qe një nga arsyet kryesore e vendimit të firmës për të shpallur falimentimin.

Për shkak të skemës së çmimeve, çmimi i shitjes me pakicë i qumështit të lëngshëm nuk i përgjigjet kërkesës së konsumatorit për qumësht.

Në fakt, është më i i afërt me kërkesën e konsumatorit për produktet e qumështit djathi dhe gjalpi. Pra, kur përpunuesit e qumështit si Borden ose Dean "duhet të paguajnë të njëjtin çmim për qumështin …. pavarësisht se çfarë kërkese është, pa marrë parasysh se çfarë furnizimi është - unë mendoj se është i çrregullt. Unë mendoj se kjo është joefikase", tha Newtoni.

Joefikase apo jo, konventat e çmimeve filluan shumë përpara se përpunuesit e qumështit të fillonin të zienin. Nëse kërkesa do të mbetej e qëndrueshme, sistemi do të funksiononte më mirë.

Konkurrentët e integruar vertikalisht

Gjithnjë e më shumë, shitësit me pakicë si Albertsons, Kroger dhe Walmart po përpunojnë qumështin e tyre.

Kroger operon 17 qendra. Albertsons kishte shtatë që nga shkurti 2019. Dhe Walmart hapi një fabrikë të përpunimit të qumështit në Fort Wayne, Indiana në vitin 2018.

Për Dean Foods, masa e Walmart ishte shkatërruese, edhe pse fabrika u shërben vetëm një pjese të të gjitha dyqaneve të Walmart. Dean tha se humbi në shitje 55 milion fuçi qumësht në gjysmën e dytë të 2018 për shkak të biznesit të humbur Walmart.

Edhe pse konsumi i qumështit është zvogëluar, shumica e amerikanëve ende dëshirojnë të kenë qumësht në frigoriferët e tyre. Për dyqanet ushqimore, kjo do të thotë që qumështi është një investim i mirë - edhe nëse kostot më të larta të lëndës së parë nënkuptojnë humbje, argumenton Sarsam.

Nëse dyqanet ushqimore reklamojnë çmime të mira për qumështin, ato mund të rrisin numrin e konsumatorëve që blejnë qumësht. Pra, ndërsa çmimet e qumështit të papërpunuar luhaten dhe sinjalizojnë tronditje në industrinë e qumështit, çmimet e qumështit kanë mbetur goxha të qëndrueshme në raftet me pakicë. Në Nëntor 2019, një fuçi me qumësht të freskët ka kushtuar mesatarisht 3,19 dollarë. Ajo është rritur me 35 centë nga mesatarja e korrikut 2018 prej 2.84 dollarë - çmimi më i ulët në një dekadë.

Përpunuesit, nga ana tjetër, dëmtohen nga produktet me marzh të ulët. Borden përmendi konkurrencën me dyqanet ushqimore që e shpunë drejt falimentimit.

Përpunuesit e qumështit, megjithatë, ende shohin një të ardhme optimiste.

Borden planifikon të vazhdojë biznesin si zakonisht gjatë procedurave të falimentimit. Sarsam vëren se përkundër mjedisit të vështirë konkurrues, Borden ka gjetur sukses me produktet inovative, duke përfshirë qumështin pa laktozë dhe linjën për fëmijë, e cila ka më pak sheqer sesa qumështet me aromë tipike dhe më shumë proteina sesa qumështi tradicional. Arsyeja kryesore që Borden aplikoi për falimentim, tha Sarsam, është se një investim i majmë në vitin 2017 nga një firmë me kapital privat i shkaktoi kompanisë shumë borxhe.

"Është një këndvështrim që thotë," Me gjithë ç’po ndodh në industri, gota është gjysmë e zbrazët. " Ne e shikojmë atë dhe themi: 'Zot, gota është gjysmë e mbushur'. Ne shohim të gjitha llojet e zonave të rritjes ".

E ardhmja e qumështit

Nuk ka dyshim se interesi për alternativa të qumështit është rritur. Gjatë asaj periudhe nëntor-nëntor, shitjet e qumështit të tërshërës kapërcyen 662%, dhe shitjet e qumështit të bajameve u rritën rreth 6%, sipas Nielsen.

Por ka shumë më shumë para në qumështin e freskët.

Shitjet e qumështit të tërshërës arritën në rreth 60 milion dollarë për këtë vit, dhe qumështet me bazë bimore në përgjithësi sollën rreth 1.9 miliardë dollarë, sipas të dhënave të Nielsen. Shitjet e qumështit të Lopës për të njëjtën periudhë ishin rreth 12 miliardë dollarë.

Një vështrim i të dhënave të shitjeve tregon se ndërsa shitjet e përgjithshme të qumështit po bien, shitjet e llojeve të caktuara të qumështit të freskët po rriten.
Shitjet e qumështit me aromë në Amerikë, u rritën me 8.9% në dhjetë muajt e parë të vitit të kaluar, sipas USDA. Gjatë asaj periudhe, shitjet e qumështit organik në tërësi u rritën me 4.4%.

Të dhënat e Nielsen tregojnë se shitjet e qumështit me laktozë të reduktura ose qumështit pa laktozë u rritën 11% mes nëntorit 2018 dhe nëntorit 2019.

Coca-Cola (KO) blen firmën e qumshtit

Në vitin 2012, Coca-Cola lançoi Fairlife, një markë specialiteti të qumështit, me një partner. Më 3 janar, Coca-Cola njoftoi se po e merr plotësisht kompaninë e qumështit.
Fairlife shet qumësht pa laktozë, i cili ka më pak sheqer dhe më shumë proteina sesa qumështi tradicional. Ajo gjithashtu shet një version me Omega-3 të produktit, së bashku me një larmi produktesh të tjera.

Në një deklaratë duke njoftuar blerjen e firmës, Coca-Cola tha se "produktet e qumështit me vlerë të shtuar janë rritur në mënyrë të vazhdueshme në Shtetet e Bashkuara".
Pije si qumësht i pasuruar me lëndë ushqyese, mund të ndihmojë Coca-Cola të arrijë qëllimin e saj për të qenë një kompani e përgjithshme e pijeve.

"Nga këndvështrimi i Coca-Colës, ata e shohin qumështin si një burim të fuqishëm ushqyes," tha Paul Ziemnisky, nënkryetar ekzekutiv i inovacionit global për Dairy Management Inc., një grup tregtar.

Ndërsa dyqanet ushqimore ngarkojnë çmime të ulëta për qumështin tradicional, kompani si Fairlife çmojnë produktin e tyre me një cilësi premium. Një paketë qumështi ultra e filtruar të Fairlife shkon në 3,99 dollarë, duke e bërë produktin më shumë se dy herë më të shtrenjtë se qumështi tradicional, edhe kur çmimet e qumështit janë të larta. Produkte të tjera Fairlife janë edhe më të shtrenjta.

Ziemnisky i tregoi Slate, e cila e bën qumështin e çokollatës pa laktozë, është një tjetër nisje premtuese. Produktet e Slate, të cilat shiten në kanaçe alumini, kanë shumë më pak sheqer sesa qumështi i zakonshëm me çokollatë, dhe më shumë proteina. Live Real Farms, e cila është në pronësi të disa fermerëve, ka filluar shitjen e qumështit pa laktozë dhe qumësht bajameje.

"Ne kemi filluar t'i shohim njerëzit të mendojnë ndryshe", tha Ziemnisky./CNNbusiness/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë