Njerez

Si gratë e futbollistëve në Arabinë Saudite shahen për shpatullat e zbuluara: Refuzohen nga dyqanet dhe restorantet

Jeta në Arabinë Saudite nuk është e lehtë për të gjithë ata kampionë që kanë vendosur të largohen nga Europa. Jordan Henderson, i cili i tha lamtumirë dhe shkoi në Ajax, dhe Karim Benzema, i cili në tokën saudite ndihet si i burgosur, dinë diçka për këtë situatë

E njëjta gjë edhe për bashkëshortet e kampionëve, të cilët vendosën të ndiqnin rrugën e Cristiano Ronaldos, kur i tha lamtumirë Manchester United.

Të dashurat dhe bashkëshortet e kampionëve që zbarkuan në Arabinë Saudite po përjetojnë trajtimin e rezervuar për femrat. Zbulimet e bëra për Daily Mail nga bashkëshorte dhe të dashura - të lojtarëve që nga Kontinenti i Vjetër kanë zgjedhur të luajnë në Ligën Pro të Arabisë Saudite janë shqetësuese: ato zbulojnë se janë fyer publikisht dhe kanë qenë viktima të ngacmimeve verbale në rrugës, madje u refuzohej hyrja në dyqane dhe restorante për shkak të mënyrës së veshjes.

Tabloidi britanik shpjegon se sa vështirësi hasin me kulturën vendase: “Është shumë e vështirë për gratë që mbërrijnë në Arabinë Saudite, veçanërisht nëse vendasit mendojnë se nuk jeni të veshur siç duhet. Në një rast më qortuan vetëm sepse më dukeshin shpatullat dhe një pjesë e këmbëve. Nuk mund të veshim pantallona të shkurtra në publik, pavarësisht vapës. Nuk mund t'i vishni as në plazh. Dhe nëse e bëni këtë, njerëzit ju shikojnë sikur ju urrejnë. Mund të jetë shumë frikësuese”, thuhet ne një nga rrëfimet

Një tjetër zbuloi: “Mua më larguan nga qendrat tregtare vetëm sepse nuk kisha mbuluar krahët dhe supet dhe më dukej një pjesë e gjoksit sepse kisha veshur një xhaketë. Njerëzit më thanë se mund të kthehesha kur të isha veshur siç duhet. Ndonjëherë gratë bërtasin duke fyer dhe kjo është frikësuese. Kur bëhet fjalë për gratë, kultura këtu është shumë e ndryshme dhe ato janë shumë strikte. Nëse nuk jeni mjaftueshëm të mbuluar, mund ta keni të vështirë kur dilni”.

Së fundi: ”Nuk mund të sillesh natyrshëm si në Perëndim. Duhet të jeni vigjilentë sa herë që dilni, kështu që më mirë të mos dilni fare”

Natyrisht, problemi nuk ka të bëjë vetëm me gratë e sportistëve, përkundrazi: është një vend me rregulla shumë strikte, ku ka ndarje gjinore dhe ku gratë trajtohen si të mitura të përjetshme.

Por veçanërisht për këto gra situata nuk është aspak e lehtë. Ndoshta ku i dihet nesër gratë do t'i shtyjnë burrat dhe të dashurit e tyre të kthehen në Evropë, duke hequr dorë madje nga fitimet e mëdha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë