As të vdekurit nuk mundën të gjenin paqe pas tërmetit katastrofik të vitit 2017 në Amatrice, që u mori jetën qindra personave në rajonin qendror të Italisë fqinje. Nga 292 viktimat e tërmetit dhe tërmetet pasuese të tij, 231 ishin nga fshati kodrinor dikur piktoresk i Amatrice , i cili u rrafshua brenda disa sekondash.
Pa u kaluar ende një javë nga tragjedia e rëndë, mediat italiane, me në krye “La Republica” dhe “Le Iene” nisën hetimet se kush mbante përgjegjësi për shembjen e ndërtesave të reja ku humbën jetën pjesa më e madhe e viktimave.
Nuk ishte e nevojshme të flisnin ekspertët e ndërtimit që italianët të kuptonin se ndërtesat e shkatërruara në Amatrice nuk ishin të sigurta. Disa filmime të kamerave të sigurisë treguan se u shembën që në sekondat e para të tërmetit, kur lëkundjet ishin të lehta. Emisioni investigativ “Le Iene” ishte i pari që zbuloi se sindikatat e krimit të organizuar në Itali ishin përgjegjëse për ndërtimet që nuk plotësonin asnjë rregull anti-sizmik.
Ajo që tronditi shumicën e njerëzve ishte fakti se shkolla fillore Romolo Capranica në Amatrice ishte e para që u shkatërrua. Në fund të fundit, qyteti pagoi më shumë se 700,000 euro në vitin 2013 për të rinovuar, duke përfshirë edhe rinovimin me karakteristika të teknologjisë së lartë anti-sizmike që supozohet të jenë në vend në çdo ndërtesë publike.
Por kur hetuesit hapën dosjet, panë se vulat dhe pullat ishin të falsifikuara. Në thelb, dokumentet thoshin se shkolla ishte rinovuar me mbrojtje antisizmike, por ajo ra sepse dikush kishte falsifikuar dosjen. Në të vërtetë, shkolla ishte lyer thjesht me boje dhe ishin bërë disa ndryshime sipërfaqësore, të cilat nuk i kalonin as dhjetë përqind të shumës që ishte dhënë për rinovimin.
Jo domosdoshmërish këto familje kriminale hyjnë në Bashki me armë në brez dhe duke thënë: 'Na jepni kontratat'. Çështja është shumë më delikate.
Mafia në Itali ka kontakte politike dhe kanë biznesmenë që janë pjesë e rrjeteve të tyre, duke u bërë kështu të padukshëm. Ata nuk duhet të bëjnë asgjë spektakolare, dhe kjo bëhet kur bëhet më e vështirë të gjurmosh. Ata kanë arritur të imponohen në tregun e ndërtimit, mbase duke përdorur paratë, korrupsionin ose huazimin e parave për kompanitë në nevojë, duke marrë më pas kontrollin e tyre.
"Nuk është se të gjitha bizneset e mëdha të ndërtimit janë biznese mafioze, por shumë nga to kanë lidhje me organizata kriminale. Kjo është arsyeja pse mafia është fajësuar gjithashtu për nivelin e katastrofës të vdekjeve të shkaktuara në Amatrice.
Por ashtu siç paralajmëroi edhe kryeprokurori i Antimafias, Franco Roberti, kjo ishte një “kafshatë e vogël” për organizatat mafioze italiane. Ndgrageta kishte vjedhur para me thasë jo vetëm nga rikonstruktimi i pjesës tjetër të qytetit.
"Rreziqet ekzistojnë, dhe nuk ka kuptim t'i fshehim ose mohojë ato", paralajmëroi ai për “La Repubblica. "Rindërtimi pas tërmetit është historikisht një kafshatë e madhe për grupet kriminale."
Roberti tha se operacionet e krimit të organizuar kishin qenë famëkeqe për marrjen e kontratave të ndërtimit pas tërmetit të Irpinia të vitit 1980 pranë Napolit, në të cilin vdiqën më shumë se 2,400 njerëz. Ai po ashtu paralajmëroi se duhen ndërmarrë hapa për të siguruar që kjo të mos ndodhte pas tërmetit me madhësi 6.2 ballë në Amatrice, Accumoli dhe Pescara del Tronto javën e kaluar.
Kishte gjithashtu pretendime se mafia kalabriane ose 'Ndrangheta ishte implikuar në kontratat e ndërtimit pas tërmetit të L'Aquila në vitin 2009. Një sipërmarrës vendas, Stefano Biasini, dhe dy të tjerë janë dënuar me burg pasi ndihmuan mafien në marrjen e kontratave të rindërtimit.
Edhe pse media italiane ka ngritur herë pas herë alarmin se mafia po vjedh edhe fondet për rindërtimin e Amatrices, autoritetet italiane nuk nisëm kurrë hetime.
Sipas një raporti, Italia ka ndarë një total prej 13.2 miliardë eurosh për rindërtimin e Amatrices, por dy vite pas tërmetit, qyteza vazhdon të jetë pothuajse e pabanuar. Godinat e ringritura janë të pakta.
"Të gjithë dyshojnë se një tragjedi e tillë nuk ishte thjesht çështje fati," thotë Giuseppe Saieva, kryeprokurori i kryeqytetin provincial të Rietiit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.