Art dhe Kulture

Si dukeshin rrokerët e famshëm shqiptarë të viteve ’80-’90

Mjaftonte një bateri, dy kitara dhe shumë dashuri. Të gjithë donin t’i ngjanin “Beatles”-ave. Edhe pse të izoluar nga bota, jehona e famës së grupeve të famshme të rrokut e të popit në Europë mbërrinte edhe në Shqipërinë e vogël. Në vitet ’70, atëherë kur filloi të frynte një puhizë liberalizmi, u krijuan edhe në Shqipëri disa grupe të muzikës së lehtë dhe Rock&Roll.

Grupi “Shook”

Grupi “Shook” (nga anglishtja: shock = goditje, shkundje)! Krijuar rreth viteve ’84 – ’85 nga djemtë me flokë të gjata si: Ilir Ibrahimi, Gazmend Sulo, Abaz Zusi, Neritan Molla, Fabian Asllani, Markelian Kapedani, Mentor Mezini, Luan Xhemali etj. “Legjendën në duar e kam” ishte një ndër hitet me të cilën ata konkurruan në festivalin e “RTSH”-së.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=7&v=ngNm2EQUM1U

“Djemtë e Detit”

Një nga grupet e rrokut shqiptar të krijuar që në vitin 1990, dhe një ndër të rrallët që ka pasur sukses të jashtëzakonshëm. I krijuar në Lezhë, muzika e tyre e hershme kishte ndikime ndoshta nga hard-rroku dhe metalika, që ishte shumë aktual në mesin e viteve ‘80 në të gjithë botën. Prezent në skenën e muzikës, tani për më shumë prej 20 vjet, hiti i tyre më i madh mund të konsiderohet kënga “Mos qaj”, por pa përjashtuar hite te tjera si “Lamtumirë”, “Jo Tani”, “Kohë pa ty”, “Baladë për Jakup Ferrin” etj.

https://www.youtube.com/watch?v=7WFK-jw7Ra0


Grupi “ARB”

Ishte viti 1991 kur Redon Makashi, Bledar Sejko, Roland Fusha e Mit’at Laro, krijuan grupin e tyre “ARB”, si një shfaqje artistike e të rinjve pas shkëputjes nga totalitarizmi dhe boshti i famshëm ideologjik. “Rruga me fllad kujtimesh” do mbetet për shumë vjet himni i rrugës që kalon nga kryeministria, tek Radio-Televizioni Shqiptar e në fund tek Liceu Artistik “Jordan Misja”. Ajo quhej rruga e liceut edhe tani për disa ende ashtu quhet është blatuar në kujtesën e brezave, me anë të vargjeve të këngës së kantautorit Makashi.

https://www.youtube.com/watch?v=gZ0wcJc615c

Ritfolk

Ritfolk kanë qenë pjesëtar Altin Goci, Sajmir Braho, Blendi Dafa, Aleks Mazniku, Elinor Butka, Artan Lokja dhe Enris Qinami. Në festivalin e dhjetorit të vitit 1991 u vlerësuan si grupi më i mirë. Bashkëpunimi i tyre finalizoi në albumin e parë dhe të vetëm “Drejt fatit tim”. Në ’97-ën famëkeqe grupi shpërbëhet. Gjithsesi duke lënë pas një trashëgimi të shkëlqyer këngësh legjendë tashmë, si “Drejt fatit tim”, “Ëndërroj”, “Dëshirë dhe heshtje”, “Hija”, “Cilët jemi”, “Ndjenjë e dashuruar”, etj.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=5&v=BCdQbMvWT8M

Trouble Spots in Online Direct-to-Consumer Prescription Remedies


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë