Keshilla

Si duhet ta menaxhojnë fëmijët stresin

Stresi është reagimi fizik, kimik dhe emocional i trupit në një situatë dërmuese, konfuze ose emocionuese.Edhe pse jeta e tyre mund të duket e thjeshtë, fëmijët e të gjitha moshave mund të përjetojnë stres, por jo të gjithë fëmijët janë aq të shkathët sa për ta anashkaluar atë.
Stresi normal, i cili ndodh në kohën e zhvillimit të fëmijës, të tilla si të mësuarit për t’u shoqëruar me miq të rinj, ose angazhimi ne aktivitete të ndryshme shkollore, është një formë produktive e ankthit, sepse ndihmon që një fëmijë të rritet i pavarur.
Stresi i zhvillimit zakonisht është konfuze dhe shqetësuese për fëmijët. Ngjarjet ose situatat që mund të shkaktojnë stresin e ndryshimit të jetës dhe si të ndihmoni fëmijën tuaj t'i menaxhojë ato janë:

*Divorci: Kur prindërit ndahen, fëmijët zakonisht ndjehen vetëm dhe të frikësuar. Në këtë rast prindërit duhet gjatë gjithë kohës të komunikojnë me njeri tjetrin, në mënyrë që fëmija të ndjejë divorcin thjesht si një mosmarrëveshje e dy të rriturve, që i bën ata të jetojnë në shtëpi të ndryshme.
*Angazhimi në aktivitete të ndryshme: Vizitat e tij në qendra sportive apo njohja me disa miq të rinj në shkollë mund ta bëjë të ndjehet i pasigurt dhe konfuz, kështu që ju duhet të diskutoni gjatë gjithë kohës me të për t’i treguar që të ketë besim te vetja dhe askush nuk mund ta detyrojë të bëj një veprim që ai nuk e pëlqen.

Foto Ilustruese

*Vdekja: Nëse bëhet fjalë për humbjen e një anëtari të ngushtë të familjes, mik apo kafshë të dashur, vdekja shpesh mund të jetë një dhimbje shumë e madhe për fëmijët. Në raste të tilla duhet të jeni pranë fëmijës tuaj çdo moment, duke i treguar se gjithçka në botë është e bukur dhe duhet të kënaqet më shumë me gjërat që ka. Gjithashtu, qëndroni në kontakt gjatë gjithë kohës edhe kur jeni larg fizikisht, në mënyrë që të kuptoni gjendjen e tij emocionale në çdo moment.

*Presioni i bashkëmoshatarëve: Fëmijët mund të ndikohen nga mënyra se bashkëmoshatarët mendojnë dhe veprojnë me ta. Nuk duan të jenë të ndryshëm nga të tjerët, por bashkëmoshatarët gjatë gjithë kohës tallen ose i ofendojnë. Në këtë rast përpiquni t’i tregoni fëmijës tuaj se ai është i aftë për të anashkaluar veprimet e moshatarëve të tij. Që në vegjëli duhet ta edukoni fëmijët tuaj që të krijojë një personalitet të fortë dhe të sigurt./Parents/

Nëse keni pyetje, kontaktoni në [email protected]


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë