Politike

Si duhet kuptuar Ilir Meta…

Në një orë e gjysmë, në emisionin “Zonë e Lirë”, Ilir Meta pak foli si president, përveçse kur nxori letrat për të sqaruar se kish respektuar ligjin në dhënien e nënshtetësive.

Ndonjëherë edhe jo. Të paktën kështu la të kuptohej (jo pa qëllim) në rastin e gazetarit Baton Haxhiu.

Ilir Meta i ra disa herë me grusht tavolinës, rriti tonet por edhe fjalorin. “Këlysh blloku” , “qen bir qeni”, “pinok”, “mashtrues” ishin adresimet ndaj Ramës.

Tha se nuk kërkon të marrë liderin e opozitës, porse shqiptarët, sipas tij, duhet të mbretërojnë.

Tha se nuk del dot në rrugë se i kërkojnë njerëzit që të shpërndajë Kuvendin, foli gjermanisht se çdo gjë në kohën e duhur, akuzoi sërish Soros-in dhe foli për kërcënime të jashtme dhe të brendshme, foli për marrje peng të vendit, për regjim oligarkësh të instaluar në vend, tha se 25 prilli do të jetë referendumi i parë dhe të tjera do të vijnë më pas, tha se do ta ngrejë popullin në këmbë, por nuk tha se kur, tha se institucionet kanë rënë, shteti është kapur, u përsiat me fjalë nëse synonte të merrte PS-së..., tha se ka vite që nuk fle, dhe se momenti ka ardhur. Por për çfarë?

Me pak fjalë, ”Presidenti” tha asgjë nga ato që synon në të ardhmen Ilir Meta...


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë