Lajme

Si do të duket menuja e re Start në Windows 10

Microsoft ka zbuluar se si do të jetë menuja e re e Windows. Kompania aksidentalisht ndau një ndërtim të brendshëm të Windows 10-ës me Programin Insider, kjo ishte edhe arsyeja pse dizajni i menusë nuk është ende i përfunduar plotësisht.

Menuja e re e Start do të vijë me disa ndryshime të reja, ku në krye do të ketë një fushë kërkimi, ku gjithashtu kërkimet do të bëhen direkt në ueb. Ndërsa ndryshimi më i veçantë është menuja Start e ridizajnuar e cila heq titujt e aplikacioneve në vend të një rrjeti koordinativ aplikacionesh.

Ka një hapësirë aplikacionesh të sugjeruara e cila mund të rekomandojë aplikacione bazuar në programet që përdorni më së shumti si dhe ofron mbështetje për dark mode.

Është e rëndësishme të theksohet se pamjet e rrjedhura në internet do të përdoreshin nga zhvilluesit e Microsoft, nuk ka garanci se do të jenë versioni përfundimtar i Windows.

Ndërtimi është vetëm për përdorim të brendshëm dhe nuk ka garanci që këto ndryshime të ndahen me publikun.

Shihni ndryshimet në videon e publikuar nga Windows Central ndërsa dizajni i menusë nuk është i përfunduar.

https://www.youtube.com/watch?v=WIUK8cBLJ6M

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë