Lajme

Si do të duket Huawei P30 lite

Seria e ardhshme e Huawei P30 pritet të jetë në treg më 26 mars. P30 duket ndryshe nga ato që ne e kemi parë. Huawei P30 lite do të ketë ekran me rezolucion 1080 pikselë.

Çertifikimi i ri që vjen nga Kina, më saktë nga autoriteti rregullativ TENAA, ka zbuluar se ky ekran është 6.15-inç. P30 pritet të ketë ekran të ngjashëm me madhësi 6.1 "(gjithashtu 1080p +).

Versioni vanilla P30 pritet të ketë ekran të përafërt prej 6.1-inç, po ashtu, me rezolucion prej 1080 pikselësh. Modeli lite thuhet se do të ketë ‘notch’ (prerje) në ekran.

Ky model ende mban të njëjtën rregullim vertikalisht të përafërt me atë aktual P20 Pro, por këtë herë i ka të tre kamerat në një vend. Më poshtë, ajo ka atë që duket të jetë flash saj LED me modul automatik lazer.

Gjithashtu, P30 lite pritet të vijë me bateri prej 3.240 mAh dhe duhet të ketë veçorinë për mbushje të shpejtë prej 18W (bazuar në certfikimin 3C). Dimensionet e Huawei P30 lite do të jenë: 152.9 x 72.7 x 7.4mm.

Modeli lite, po ashtu, pritet të vijë me tri kamera në pjesën e pasme: 20+16+2 megapikselë, si dhe me procesor Kirin 70, shkruan gsmarena.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë