Vende dhe Udhetime

Si do të duken avionët nga brenda në të ardhmen

Ka qenë një periudhë e vështirë për fluturimet dhe shumë njerëz kanë më shumë se një vit që nuk shohin një avion nga brenda.

Fituesit e çmimeve “Crystal Cabin”, një konkurs ku marrin pjesë arkitektë me ide inovative për ambientet e brendshme të avionëve kanë treguar disa ide të asaj se si do të duken kabinat e avionëve në të ardhmen.

Lista e pjesëmarrësve u shpall në janar të 2020 por konkursi nuk u zhvillua për shkak të Covid-19 dhe vetëm këtë javë u shpallën fituesit.

Edhe pse lista ishte zgjedhur para pandemisë, idetë fituese kanë një rëndësi më të madhe tani që po jetojmë në pandemi.

"Nëse kërkesa për udhëtime ajrore do të rritet përsëri, ajo që nevojitet tani janë idetë bindëse që frymëzojnë pasagjerët dhe ju japin atyre ndjesinë se janë të sigurt”, tha Travel Carmen Krause-Bösterling, drejtoresha e konkursit, duke shtuar se çmimi tregon "sesi një industri po u përgjigjet sfidave të kohës sonë".

Midis fituesve është avioni elektrik Alice, i cili fitoi në kategorinë "Konceptet e kabinës".

Prodhimi i kompanisë izraelite Eviation Aircraft, Alice është cilësuar si "avioni i parë i thjeshtë për lëvizje elektrike" dhe u njoh për brendësinë e saj inovative të kabinës, e cila mund të transportojë deri në nëntë pasagjerë në një distancë prej 1000 kilometrash.

Në kategorinë "Konceptet Vizionare", fitues ishte kabina e avionit “Airspace Cabin Vision 2020” nga kompania “Airbus”.

Një dizajn vërtetë inovativ dhe i të ardhmes ku paraqitet një ambient i gjithi dixhital.

Diçka interesante janë dritat të cilat bëhen të kuqe ose të gjelbërta, në varësi të faktit nëse janë sendilet e zëna apo jo.

Këtu janë disa nga idetë e paraqitura në konkurs.\CNN\


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë