Ndërkohë që Covid zbehet, zhvillimet në industrinë e sigurimit të jetës mbeten të paparashikueshme. Shitja e primeve kanë ndryshuar thelbësisht, pagesat kanë kapur nivele të papara më parë dhe klientët janë mësuar më shumë me përvojat digjitale.
Në muajt e parë të pandemisë, rritja e infektimeve, emergjencat në spitale dhe pasiguria në përgjithësi krijuan panik. Analistët parashikuan një rritje të menjëhershme në blerjet e sigurimit të shëndetit, por ky trend nisi shumë më vonë. Në tremujorin e parë 2020, aplikimet në botë u rritën vetëm me 1% nga viti i shkuar. Familjet ishin në vështirësi financiare atë periudhë. 20.5 mln njerëz humbën punën vetëm në muajin prill 2020.
Rritja e kërkesës për sigurim të shëndetit ndodhi në gjysmën e dytë të 2020-s, me rritje 9.2% nga një vit më parë dhe në të gjithë vitin 2020 u shtuan 45 mln kontrata.
Aplikimet më të shumta ishin nga njerëzit nën 45 vjeç, me rritje 8%, ndjekur nga grupmosha 45-59 vjeç me 3.8%. Rritja vazhdoi edhe në 2021-shin me 3.4%., pas disa viteve që po shënonte rënie deri në 10%.
Efektet e zgjatur të Covid-19 që në fakt nuk janë shumë të qarta, mund të jenë një rikujtesë për njerëzit që të sigurojnë shëndetin, pasi duhen të paktën 6 muaj kontratë, që të ketë dëmshpërblim më pas.
Blerësit e sigurimit të jetës që vuajnë nga simptoma të gjata të Covid tashmë kanë pengesa për të marrë mbulim me një çmim të mirë. Kushtet që rezultojnë nga Covid, të tilla si problemet e zemrës dhe dëmtimi i veshkave, do të çojnë në kuota më të larta të sigurimit të jetës në varësi të gjendjes. Kuotat më të larta bazohen në kushtet themelore, jo domosdoshmërisht shkakun, siç është Covid.
Covid-i i gjatë vetëm shton grumbullin e shqetësimeve për siguruesit e jetës. Vdekjet në aksidente automobilistike janë rritur dhe siguruesit shqetësohen gjithashtu për abuzimin me alkoolin dhe drogën nga izolimi i zgjatur për shkak të pandemisë.
E ardhmja e sigurimit të shëndetit
Aplikimet dhe blerjet në internet luajtën një rol të madh në nxitjen e rritjes së politikave të sigurimit të jetës. Ky ndryshim në sjelljen e konsumatorit reflektoi një prirje më të madhe drejt digjitalizimit, i cili u nxit nga kufizimet në lëvizje dhe shqetësimet shëndetësore. Siguruesit panë shpejt se ofrimi i ofertave digjitale mund të ndihmojë në rritjen e konsiderueshme të të ardhurave.
Trendet digjitale po plotësojnë më së miri pritshmëritë e konsumatorëve mbi ofrimin e sigurimit të shëndetit dhe po u ofron atyre më shumë opsione. Kompanitë presin rritje të mëtejshme të sigurimit të shëndetit edhe për vitin 2022, sidomos atyre të marra online.
Kompanitë e sigurimit të jetës aktualisht po konkurrojnë si dhe me menaxherët e pasurisë dhe aseteve. Siguruesit mund të kërkojnë të diferencohen duke ofruar shërbime me vlerë të shtuar dhe përfitime jo monetare. Për shembull, kompanitë e sigurimit të jetës në Azi dhe Europë ofrojnë mbështetje administrative për vizitat mjekësore, menaxhimin shëndetësor dhe telemjekësinë.
Në të ardhmen, siguruesit mund të bashkëpunojnë potencialisht me kompanitë e ndarjes së udhëtimit dhe hotelet për të ofruar transport për vizitat e mjekut ose akomodimin për të dashurit gjatë kohës së nevojës. /BDO/Forbes
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.