Ne rrjet

Si arriti në Iran arma me të cilën Mossadi vrau “babain” e bombës atomike

Agjencia e shërbimeve sekrete izrelite, “Mossad”, dyshohet se vrau “babain”  e programit atomik iranian, Mohsen Fakhrizadeh, duke përdorur një mitraloz të kontrolluar nga distanca dhe falë edhe inteligjencës artificiale. Një sistem që peshonte rreth një ton u dërgua në Iran i çmontuar. Si? Nuk dihet akoma, por hipotezat ekzistojnë.

Opsioni A. Arma ka qenë e fshehur në disa ngarkesa në një anije mallrash që më pas zbarkoi në një port iranian. Javët e fundit, është spekuluar përfshirja e ngarkesave nga një kompani me qendër në Londër dhe në pronësi të një miliarderi izraelit, i cili besohet të jetë pranë “Mossad”-it. Një nga njësitë e saj, “Mercer Street”, u godit nga një sulm me dron iranian në fund të korrikut këtë verë.

Skena e sulmit që vrau shkencëtarin e shquar iranian Mohsen Fakhrizadeh, jashtë Teheranit, Iran, më 27 nëntor 2020

Opsioni B. I transportuar nga një “dhow”, një mjet detar tipik që përdoret mes vendeve të rajonit. Ka trafik të ligjshëm dhe të paligjshëm përgjatë brigjeve të Gjirit të kryer nga këto anije dhe ka me qindra prej tyre.

Opsioni C. Me rrugë tokësore - ndoshta përgjatë shtigjeve të ashpra të Kurdistanit - me ndihmën e një rrjeti lokal, me mbështetjen e kontrabandistëve, të pavetëdijshëm për natyrën e vërtetë të "mallit".

Izraeli përdori një model të veçantë të një marke "FN MAG" të prodhuar në Belgjikë, në foto, e cila ishte montuar në një aparat robotik

Jeruzalemi mund të ketë një interes në ofrimin e një versioni për të mbrojtur sekretet e veta, duke theksuar gjithashtu rolin e “Mossad”-it. Mjegulla të zakonshme në tregimet e historive “të vërteta” me spiunazh.

Mohsen Fakhrizadeh, 62 vjeç, i quajtur “babai” i programit atomik ilegal të Iranit, u ekzekutua në pritën e 27 nëntorit 2020 nga një snajperist i “Mossad”-it i cili tërhoqi këmbëzën nga një vend i pazbuluar më shumë se 1.000 kilometra larg, falë përdorimit të satelitit.

Përshtati: Gazeta: "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë