Mikael Shumaker, ish-piloti i famshëm i Ferrarit, do të transportohet në Maiorka, në qytetin Andratx, ku do të vazhdojë fazën e rikuperimit, pas incidentit të skive në vitin 2013, kur ai përplasi kokën në shkëmb. Mjekët kujdesen maksimalisht për përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore, por informacioni është shumë i rezervuar. Ish-kampioni i Botës në Formula 1, sipas revistës zvicerane “L'Illustré”, do të transferohet nga Zvicra në Spanjë, lajm i konfirmuar edhe nga Katia Rouarsh, kryebashkiakja e Andrtatx, një qytet i vogël në jug të ishullit. Në këtë vend, bashkëshortja e ish-pilotit, Korina, ka blerë një rezidencë luksoze, që i përkiste më parë presidentit të Realit të Madridit, Florentino Perez. "Mund të them se Shumaker do të vijë këtu dhe po punojmë që ta presim sa më mirë tha Rouarsh. Autoritetet që kujdesen për sigurinë lokale janë paralajmëruar dhe ata po marrin masat që të garantojnë maksimalisht privatësinë e kampionit fatkeq.
Familja Shumaker është vendosur që në vitin 2002 në qytetin Gland, në kantonin zviceran të Vaud, ku kryebashkiaku Gerald Kretenji, ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të ikjes së familjes së njohur gjermane. Rezidenca e re e familjes Shumaker është një vilë prej 3000 metrash katrorë, me kopësht, dy pishina dhe një abmbient të ndarë për personelin dhe miqtë. Po ashtu, ka edhe një hapësirë të veçantë për uljen e helikopterit. Kjo vilë ka kushtuar 30 milionë euro.
"Vila është e rrethuar nga mure të fortë dhe ka shumë avantazhe: është vendosur një pozicion të tillë, ku një pjesë futet në det dhe pjesa tokësore kufizohet nga një terren i thepisur, çka e bën këtë pronë të mbetet larg syve të njerëzve kureshtarë”, - shpjegon revista zvicerane. Piloti i kalonte më parë pushimet në këtë qytet, ndërsa vëllai i tij, Ralfi, kalon një pjesë të mirë të vitit në Andratx, ku jeton një komunitet gjerman prej 3500 personash.
Pas incidentit të frikshëm që i ndodhi në Alpet e Francës, teksa bënte ski në dhjetor të vitit 2013, Mikael Shumaker i është nënshtruar një fazë rikperimi shumë të vështirë, që mbahet në fshehtësi të plotë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.