Rend dhe Ligj

“Shullazi”, shtyhet sërish seanca, avokatët: Duam edhe një javë kohë

Është shtyrë sërish seanca te Gjykata e Krimeve të Rënda për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij. Avokatët kanë kërkuar një javë kohë për të paraqitur mbrojtjen ndaj klientëve të tyre, pasi nuk e kishin gati dosjen. Seanca është caktuar të zhvillohet më datën 30 tetor.

Kjo është hera e dytë që shtyhet seanca me kërkesë të avokatëve pas asaj të 9 tetorit.

Më 2 tetor, Prokurorët kanë kërkuar në total 64 vite burg për të gjithë të akuzuarit.

Për Emiljano Shullazin, i cili është cilësuar si kreu i grupit të strukturuar kriminal, prokuroria kërkoi 17 vjet burg, 10 vjet për Blerim Shullazin, 15 vjet burg për Gilmando Danin dhe nga 11 vjet burg për Endrit Qyqjen dhe Endrit Zelën.

Banda e Shullazit akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, kanosje për shkak të detyrës ndaj Mynyr Konit e Dhori Kules dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kundër Ylvi Beqjes për ish-hotel “Vollgën” në Durrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë