Treg

‘Shuhet’ euforia për Bitcoin, bie në 66 mijë dollarë

Bitcoin po përballet me presion të madh shitjesh dhe kjo ka shkaktuar një rënie të çmimit të saj me 5.6%. Një BTC po tregtohet me 66.3 mijë dollarë, nga 68 mijë javën e shkuar.

 Bashkë me Bitcoin kanë rënë dhe kriptomonedhat më të vogla, si Ether, Solana etj.

Analistët thonë se euforia e investitorëve po zbehet dhe ata po shohin se çfarë do që të ndodhë, Bitcoin nuk do të jetë asnjëherë “i mbrojtur” dhe i qëndrueshëm.

Bitcoin ka rënë me 10% që kur arriti një kulm prej 73.798 dollarësh në mes të marsit. Të hënën, investitorët tërhoqën 86 milionë dollarë neto nga grupi i 10 produkteve, të cilat kanë tërhequr rreth 12 miliardë dollarë që nga fillimi i përdorimit më 11 janar, sipas të dhënave të përpiluara nga Bloomberg.

Ndërkohë kriptomonedha më e madhe në botë pret të përballet shumë shpejt dhe me fenomenin e “halving”, përgjysmimit, ku do të përgjysmohet numri i kriptove të prodhuara, nga 6.25 në minutë momentalisht në 3.1. Kjo pritet të ndikojë pozitivisht në rritjen e çmimit të kriptomonedhës./YahooFinance


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë