Politike

Shtyn për disa orë vizitën, Macron mbërrin pasdite në Tiranë

Ashtu siç është paralajmëruar më herët presidenti francez, Emmanuel Macron, pritet të mbërrijë në Tiranë sot (e hënë) pasdite.

Ai do të pritet me ceremoni shtetërore, ndërsa vizitën e tij zyrtare në Tiranë e fillon nesër.

Vizita e tij do të zgjasë dy ditë 16 dhe 17 tetor, ndërsa në fokus të bisedimeve do jenë marrëdhëniet mes dy vendeve, si edhe mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si kultura, arsimi, ekonomia apo energjia.

Vizita e Macron në vendin tonë shënon një ngjarje të rëndësishme mes Shqipërisë dhe Francës, duke shënjuar vizitën e parë në marrëdhëniet dypalëshe.

Macron ishte parashikuar të merrte pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit, por ai e shtyu me disa orë vizitën e tij për në Tiranë.

Sipas mediave franceze, shkak për këtë shtyrje u bënë vrasja e mësuesit në Francë, si edhe konflikti në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe grupit Hamas.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë