Rend dhe Ligj

Shtyhet sërish gjyqi për Saimir Tahirin në Apel

Shtyhet sërish gjyqi për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri në Gjykatën e Apelit.

Data e ardhshme e gjyqit do të jetë më 11 qershor në orën 10:00.

Shkak i shtyrjes së seancës ishte fakti se Tahiri nuk ishte njoftuar personalisht për procesin, por vetëm avokati i tij, Maks Haxhia.

Gjyqi për Tahirin është shtyrë edhe më herët për shkak të situatës me Covid-19.

Vitin e kaluar Saimir Tahiri u dënua me 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për shpërdorim detyre. Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër kërkonte 12 vite burg për Tahirin për 3 vepra penale “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Si përfundim të dyja palët, si Tahiri dhe Prokuroria nuk pranuan dënimin me 3.4 vite shërbim prove dhe e apeluan zyrtarisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit që që nga java tjetër do të fillojë me gjykimin e dosjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë