Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë seancën gjyqësore, në ngarkim të Fadil Hafizit, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij Fildes Hafizi.
Shkak është bërë mosparaqitja e avokatit Ilia Ilia, i cili më herët bëri denoncim në policinë e Durrësit se është dhunuar nga dy persona para prokurorisë së këtij qyteti. Avokati sapo kishte dalë nga një seancë gjyqësore, kur te dera e Gjykatës është kapur nga dy persona me të cilët është konfrontuar fizikisht. Gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme dhe pse ka marrë lëndime në pjesët e fytyrës.
Në shtator të 2017, Kasemi ekzekutoi me armë zjarri bashkëshorten e tij gjyqtare në një zonë të populluar të Tiranës, pas disa problemesh që kishin pasur më heret në familje.
Pas ekspertizës së bërë në gjykatë Kasemi rezultoi i aftë menderisht.
Prokuroria ka ngritur 3 akuza mbi ish-bashkëshortin e gjyqtares i cili rrezikon burgim të përjetshëm.
Ai përballet me akuzën “vrasje”, “armëmbajtje pa leje” dhe “rrëmbim dhe mbajtje peng personi”.
Vetë i pandehuri ndonëse e ka pranuar autorësinë e vrasjes nuk ka dhënë shpjegime për shkaqet e ekzekutimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.