Ka dështuar seanca për Emiljano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë të akuzuar si pjesë e një grupi kriminal me akuza të rënda. Edhe këtë seancë dështoi leximi i pretencës nga ana e prokurorisë, e cila përfaqësohet nga prokurori Besim Hajdarmataj.
Avokatët e të pandehurve kanë dalë kundër përfaqësimit të akuzës nga Hajdarmataj duke e quajtur të papërshtatshëm.
“Prokuroria nuk është e përgatitur. Hajdarmataj nuk mund të përfaqësojë akuzën”, është shprehur avokati.
Avokati i Shullazit gjithashtu është shprehur se organi i akuzës ka kryer disa paligjshmëri duke nisur që nga arrestimi.
“Fillimi i këtij procedimi është i paligjshëm. Është filluar hetimi pa prova. Ka paligjshmëri të kryera nga organi i akuzës duke filluar nga momenti i arrestit”, tha ndwr tw tjera avokati.
I pyetur se çfarë do të ndodhë pas zëvendësimit të prokurorit, avokati tha se “do zvarritet sërish çështja”.
Pretenca vijon që të shtyhet që nga fundi i muajit qershor, ndërsa seanca e radhës është në datë 25 shtator. Banda e Shullazit akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, kanosje për shkak të detyrës ndaj Mynyr Konit e Dhori Kules dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kundër Ylvi Beqjes për ish-hotel “Vollgën” në Durrës. Shullazi rrezikon deri në 15 vite burg për akuzat, po ashtu edhe anëtarët e bandës; Gilmando Dani, Besmir Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.