Ka ndodhur

Shtyhet më 7 dhjetor seanca ndaj Arbër Çekajt

Shtyhet sërish seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit ndaj Arbër Çekajt dhe dy të bashkëpandehurve të tij, të akuzuar për trafikimin e 613 kg kokainë të gjetura në Portin e Durrësit.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e avokatit mbrojtës të Donaldo Lushajt.

Seanca monitorohej nga përfaqësues të Ambasadës Amerikane. Arbër Çekaj, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku u dënuan nga shkalla e parë me 36 vite e 8 muaj në total.

Në Apel të pandehurit kërkojnë prishje të vendimit të Shkallës së Parë dhe deklarim të pafajshëm.

Seanca është shtyrë më 7 dhjetor.

Arbër Çekaj, pronari i firmës “Arbri Garden”, ku u sekuestrua kontenieri me 613 kg kokainë u ekstradua nga Gjermania drejt Shqipërisë më 19 shtator.

Në shkurt të vitit të kaluar në një operacion me Doganat, Policinë e Shtetit dhe partnerët ndërkombëtarë në kontejnerin me banane që vinte nga Kolumbia për llogari të “Arbër Garden” u sekuestruan 613 kg kokainë.

Pronari i mallit, Arbër Çekaj, pak ditë para sekuestrimit të sasisë së kokainës u largua nga Shqipëria për të humbur gjurmët për disa ditë.

Më pas, ai u prangos nga policia gjermane në bashkëpunim me atë shqiptare në një provincë pranë Dusseldorfit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë