Lajme

Shtyhet mbledhja e KLP, kërkohet kohë për të shqyrtuar kandidaturat

Shtyhet mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pasi është kërkuar më shumë kohë për të shqyrtuar kandidaturat për kryeprokuror.
Mbledhja ka zgjatur vetëm pak minuta. Në garë për kryeprokuror janë tri kandidatura: Arta Marku, Olsian Çela dhe Fatjona Memçaj.
Pas përfundimit të mbledhjes, nënkryetari i KLP-së, Alfred Balla u shpreh se shtyrja është një procedurë normale ndërkohë që deklaroi se tashmë janë drejt përfundimit edhe procedurat e ankimimit për kandidatët e SPAK, dhe do të jetë këshilli që do të vendosë nëse ai do të jetë funksionalë me më pak se 10 anëtarë.
“Shtyrja është një procedurë normale. U kërkua nga disa anëtarë që të njihen me kandidaturat dhe të kenë disa materiale shtesë. Në draft kemi pikëzuar rregulloren tonë. Është përcaktuar që kriteret për Prokuror të Përgjithshëm bëjnë fjalë për formimin profesional, kriteret morale. Jemi në pritje të mbarimit të procedurave të ankimimit për dy kandidatë të SPAK. Është Këshilli që do vendosë nëse do fillojmë me 10 apo me më pak se 10”, u shpreh Balla.
Mbledhjen e kaluar u skualifikua nga gara avokati Lulzim Alushaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë