Para

Shtyhet afati i aplikimit për kredi me Garanci Sovrane 1

Ministria e Financave ka njoftuar se afati i aplikimeve për kredi me Garanci Sovrane 1 është shtyrë deri në datë 20 qershor.

Ajo rikujton se për kreditë përmes Garancisë Sovrane për Pagat e sektorit privat, Qeveria Shqiptare: subvencionon plotësisht interesat dhe garanton 100% kreditë e aprovuara nga sistemi bankar.

Sipas të dhënave zyrtare deri më datën 5 qershor kanë aplikuar për këtë kredi 712 biznese nga të cilët janë miratuar 462 dhe pjesa tjetër është refuzuar.

Bankat kanë deklaruar se të gjithë aplikimet do të kalojnë në test si për kredi normale, pasi nuk rrezikojnë stabilitetin e sistemit.

Në vlerë totale janë miratuar për kredi me Garanci sovrane 1 një shumë prej 5,9 mln lekë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë