Treg

Shtrenjtohet përsëri nafta në tregjet botërore. SHBA, Rusia dhe Kazakistani ulën prodhimin

Çmimi i naftës u rrit përsëri këtë të mërkurë, me investitorët që i kanë sytë nga takimi i ardhshëm i OPEC, ndërkohë që furnizimi nga Deti i Zi dhe SHBA ka rënë.

Nafta e papërpunuar Brent kapi 82.54 dollarë për fuçi brenda pak orëve dhe ajo e Teksasit 77.34 dollarë.

Çmimet standarde u rritën me 2%, pasi aleatët e OPEC, përfshirë Rusinë paralajmëruan një shkurtim të mëtejshëm të prodhimit.

Një stuhi masive goditi rajonin e Detit të Zi dhe prodhimi i naftës është shkurtuar me 2 mln fuçi në ditë, nga Rusia dhe Kazakistani duke ushtruar më shumë presion ndaj çmimit dhe furnizimeve.

Vetëm nga Kazakistani prodhimi ditor është ulur me 56%. Tregu i naftës është dëmtuar edhe nga rënia e inventarëve amerikanë, që e ulën prodhimin me mbi 817 mijë fuçi në ditë. /Reuters


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë