Grupi terrorist “Shteti Islamik” mori sot përgjegjesinë për shpërthimet që shkaktuan vdekjen e afro 100 njerëzve dhe lëndimin e shumë të tjerëve në Iran gjatë ceremonisë përkujtimore për komandantin e Gardës Iraniane Qassem Soleimani.
“Shteti Islamik” mori përgjegjësi përmes një deklarate të bërë në platformën Telegram.
Dje, një zyrtar i lartë i administratës së Presidentit Biden u tha mediave amerikane se shpërthimet në Iran ngjanin me një “sulm terrorist” të llojit që grupi terrorist “Shteti Islamik” kryente në të kaluarën.
Ceremonia në Iran ishte organizuar për të përkujtuar Qassem Soleimanin, të vrarë me dron në vitin 2020 në Irak, me urdhërin e Presidentit të atëhershëm amerikan Donald Trump.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.