Njerez

Shtesa natyrore e popullsisë, negative për 2023-shin. Edhe në Tiranë bien lindjet

Nga Gazeta ‘SI’ - Shifrat e rritjes s popullsisë në Shqipëri raportohen pesimiste për fillimin e 2023-shit, me një diferencë të madhe me vitin që lamë pas. Sipas publikimit të INSTAT, tremujori i parë, janar-prill pati një rritje negative të shtesës natyrore, duke rezultuar në 393 vdekje më shumë se lindje. Ndërkohë 2022-shi u mbyll me një shtesë natyrore pozitive 1.047 lindje më shumë se vdekje.

Sipas qarqeve, në periudhën janar-prill rezulton se në tetë të tilla, shtesa natyrore e popullsisë është negative. Qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 265 vdekje më shumë se sa lindje. Me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 581 lindje më shumë sesa vdekje.

Lindjet për të njëjtën periudhë kanë pësuar një rënie me 17% duke rezultuar në vetëm 5.164 lindje të reja në të gjithë Shqipërinë. Për të njëjtën periudhë janë regjistruar 5.557 vdekje, 32% më pak se një vit më parë.

Në tre muajt e parë të vitit 2023, numri i lindjeve ka rënë me 17% krahasuar të njëjtën periudhë 2022, duke rezultuar në vetëm 5.164 lindje të reja.

Kryeqyteti vazhdon të mbajë shifrën më të lartë të lindjeve, 1.939 për tre muajt e parë të vitit, por kjo rezulton 15% më e ulët se e njëjta periudhë 2023.

Gjirokastra pati më pak lindje për këtë periudhë, vetëm 77, 31% më pak në raport vjetor.

Edhe vdekjet kanë shënuar rënie në Shqipëri, me rreth 32% më pak.

Qarku me numrin më të lartë të vdekjeve është Tirana me 1.358, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Kukësi me 132 vdekje.

Rënien më të ulët në përqindje të vdekjeve, gjatë tremujorit të parë 2023, krahasuar me tremujorin e parë 2022 e ka qarku i Kukësit me 16%, ndërsa rënien më të madhe e ka qarku i Vlorës me 40%.

Për të gjithë 2022-shin, natyrore e popullsisë rezulton pozitive me 690 lindje më shumë se sa vdekje, kur iu rikthye trendit pozitiv para pandemisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë