Vende dhe Udhetime

Shtëpitë me pamje më spektakolare që mund të gjeni në Airbnb

Disa njerëz pëlqejnë atmosferën e një shtëpie gjysmë të ndriçuar, por nëse shijet tuaja janë e kundërta, atëherë këto sugjerime në Airbnb janë për ju. Nga Skocia në Zelandën e Re, ato janë prona mahnitëse që ofrojnë dritare ndër më të mëdhatë që keni parë ndonjëherë në ambiente shtëpie apo hoteli.

Nëse planifikoni të bëni ndonjë udhëtim dhe jeni ndër ata persona që ju pëlqen të jeni gjithmonë në kontakt me dritën, atëherë hidhni një sy sugjerimeve më poshtë.

Kube gjeodezike, Andaluzi, Spanjë
E fshehur prapa pemëve dhe shkurreve, kjo kupolë e izoluar përshkruhet si vendi i përsosur për të marrë rreze dielli. E vendosur në afërsi të Tarifës në Spanjën jugore, struktura është vendosur në një platformë druri dhe është e mbyllur me xhama. Ajo ka vetëm një shtrat dhe një banjo, mund të akomodohen deri në 3 veta. Qëndrimi i një nate në kupolë fillon nga 45 euro.

Glasshouse, Northland, Zelanda e Re
Glasshouse është një vendpushim luksoz që ndodhet në një ishull në Zelandën e Re. Ky ambient ka shumë ndriçues, i përbërë nga dritare të mëdha që janë nga dyshemeja në tavan, në të tre faqet e mureve. Një natë në Glasshouse kushton rreth 675 dollarë dhe është një ambient që ofron privatësi dhe qetësi. Kjo është prona e vetme në majë të gadishullit bregdetar Northlands.

Vila qelqi, Santa Barbara, Kaliforni
Vila Glass në Santa Barbara është veçuar per një dizajnin e saj modern, ambienti ka dy mure të qelqit të trasha të ngurta që i jep mysafirëve iluzionin e të qenit jashtë. Ambienti ka një dhomë gjumi dhe një banjo dhe në të mund të flenë deri në dy një persona. Çmimet fillojnë nga 174 dollarë për një natë.

Shtëpia e qelqit, Cusco, Peru
Shtëpia e qelqit është e përbërë nga dritare që integrohen në anën e një faqe mali në Peru. Prona mahnitëse përshkruhet si ‘e rrethuar nga natyra’. Është gjithashtu si një pikë e shënuar si një bazë e shkëlqyeshme për ata që vizitojnë Macchu Piccu.

Të jetosh mes pyjeve në Skoci
Ky vend pushim, ofron një pamje spektakolare. Pushuesit mund të relaksohen duke parë përmes duke parë përmes dritareve, jetën në pyll. Një natë në këtë ambient kaq të veçantë kushton rreth 20 dollarë

AirShip 002 Skoci
AirShip 002 në bregun skocez vjen me dritare kaleidoskopike kështu që mysafirët pothuajse mund të ndihen sikur po flenë jashtë. Një natë në këtë ambient kushton rreth 150 dollarë.

Shtëpia e qelqit në liqen, Cowaramup, Australi
E rrethuar nga një pyll magjik dhe një liqen i bukur, nuk është çudi që kjo pronë është ndërtuar me tre mure xhami për të ftuarit që të shikojnë gjithçka nga aty. E vendosur në rajonin e lumit Margaret River në Australinë Perëndimore, ky një dhomë gjumi e pazakontë është e vendosur pranë Liqenit të Hekurt. Një natë në këtë ambient kushton 102 dollarë.

Villa, Akureyri, Islandë
Kjo vilë mahnitëse luksoze në Islandë kapitalizohet në peizazhin përreth me majat e mbuluara me borë. Kjo për shkak se pjesa e përparme e shtëpisë me tre dhoma gjumi ka dritare gjigante , kështu që mysafirët mund të shijojnë pamje të mrekullueshme. Një natë në këtë ambient kushton 201 dollarë.

Penthouse, Mexico City
Ndodhet në katin e shtatë të një apartamenti, ky është një ambient që të gjithë do donim të kalonim të paktën një natë. Apartamenti ka tre dhoma gjumi dhe një natë në të kushton 302 dollarë. Nga dhoma e pushimit, mysafirët mund të shohin të gjithë pamjen rreth e rrotull apartamentit.

Papafingo me çati qelqi, Paris

Në një vend rural pranë Parkut Kombëtar Sequoia, kjo pronë nuk ka tulla, gurë apo mur të thatë – e gjithë çatta është bërë nga qelqi. Në këtë shtëpi mund të flenë deri në 4 persona, dhe një natë në të kushton 208 dollarë.

 

Më Shumë